Lajme

I kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, ja ç’përgjigje i ktheu Adelina Ismaili ndjekëses

By vizional

November 13, 2020

Adelina Ismaili së fundmi ka ndarë në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqet në formë fizike perfekte.

Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili i nxjerr në pah linjat seksi dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar.

 

Por, në sy ra komenti i njërës, i cili duket se nuk i ka pëlqyer fare Adelinës.

“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”,- ishte pyetja e ndjekëses, ndërkohë që Adelina ia ktheu:

“Jam 40-vjeçare”,- duke lënë të nënkuptohet se është ende e re.

Megjithatë, të shumtë kanë qenë komentet që e uronin këngëtaren për pamjen, ndërsa të tjerë shkruanin se është në moshën më të mirë dhe se gjithmonë do të mbetet e re në shpirt.