I kërkoi para dhe favore seksuale nënës për kujdestarinë e fëmijës, Gjykata...

I kërkoi para dhe favore seksuale nënës për kujdestarinë e fëmijës, Gjykata jep masën për ish-gjyqtarin Hysi

321
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën për ish-gjyqtarin Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion së bashku me psikologen Elona Meçani, pas skandalit të publikuar në media.

Mësohet se Hysi është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar  ish-gjyqtari ka përfituar ulje dhe do të kryejë tre vite.

Ndërkohë i është hequr edhe e drejta e funksionimit të detyrës për pesë vite.

Hysi u filmua nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Stop” duke i kërkuar para dhe favore seksuale një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës së saj.

Ndërsa psikologia Elona Meçani bënte edhe rolin e sekseres dhe që gjithashtu merr “pjesën e vet” prej 500 eurosh.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.