I jepet fund pritjes, ndryshime të tjera në marrjen e e...

I jepet fund pritjes, ndryshime të tjera në marrjen e e patentës

341
0

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta.

Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

“Personalizimi: Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta!  Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet, e merr që atë ditë”, thotë drejtori i DPSHTRR .

Kjo risi do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera.