I implikuar në trafikun e drogës, ARRESTOHET ish-polici i Vlorës (EMRI)

I implikuar në trafikun e drogës, ARRESTOHET ish-polici i Vlorës (EMRI)

352
0

Arrestohet ish-polici i Vlorës, Renato Avdylaj, raporton Newsbomb.al.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.

Grupi në të cilin prokuroria thotë se bën pjesë edhe Avdylaj u godit dy vjet më parë, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora,  dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis. Sipas Prokurorisë, Haxhiraj  bashkëpunonte me në atë kohë punonjësin e policisë, Renaldo Avdyli, të afërmin e tij, Xhovalin Baço dhe shtetasit Shkëlqim Koçiaj, Marjus Bajrami dhe Reshat Radhima.

Në kërkesën për gjykim që dorëzoi në fillim të tetorit të 2017-es në gjykatë, prokuroria thotë se mes Haxhirajt dhe Renaldo Avdylit, i cili mbante detyrën e ndihmës-specialistit në sektorin e antikrimit ekonomik në drejtorinë e Policisë së Vlorës kishte komunikim të vazhdueshëm lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Avdyli sipas përgjimeve të paraqitura në atë kërkesë për gjykim dyshohet se jo vetëm zotëronte edhe vetë një parcelë me kanabis, por të paktën në një rast ka dekonspiruar përpjekjet e kolegëve të tij policë për të gjetur prova për grupin e mësipërm.

Njoftimi i policisë:

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.