Aldiron Shehu quhet personi i cili ishte në makinën “Passat” me ngjyrë të zezë e cila përfundoi e përmbysur pasi u përplas me dy mjete të tjera në Elbasan gjatë një ndjekje policore që prej Pogradecit. Ai është vënë në prangat e policisë pas aksidentit të mëngjesit të sotëm, raporton korespondentja e Panorama. I riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe arriti të kalonte 7 postblloqe, por që më pas u bë shkak i një aksidenti me 5 të plagosur në Krastë.
“News 24” raporton se ka dyshime që në mjetin e Shehut, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë, të cilat ka arritur t’i fshehë gjatë kohës që i ka ikur postblloqeve policore.