Lajme

I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë, ngrica dhe temperatura deri në-12 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

By vizional

January 23, 2022

Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.