
Ish deputeti Eduart Ndocaj ka sulmuar ashpër Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Shqipërisë, Erik Fullani.
Në një postim në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se se e ka marrë në telefon Erik Fullani dhe e ka kërcënuar, për shkak të kritikave të adresuar prej ish deputetit, në emër të tij dhe të familjes.
“Ju besohet mua jo, ky është numri i djalit të Fullanit që pasi kanë vjedhë si familje edhe lekët e mia, familjes time dhe njerëzve të mi në bankën e Shqipërisë (jo të Fullanit), një përqindje të paktën, po ka kurajë të telefonojë dhe të trashë zanin ky njeri i pa vlerë e i pa shpresë , të intimidojë (të paktën u mundu) një ish deputet të Republikës së Shqipërisë, Sekretarin e Përgjithshëm të ADK dhe një mirditor që dhe jerganin për një plesht. Unë shpresoj që ai të reflektojë se as me trimëri as me kërcënim s’ja del as ti djalosh as rraca jote janë mundu trima ma të mëdhenj se ti. Është mundu Edi Rama, është mundu Ilir Meta e shumë këlysh bastardësh të tjerë. Drejtësia do ju terheki zvarrë Fullanin e çdo hajdut e kriminel e tradhtar që kanë vjedh e shkatërruar ekonominë e Shqipërisë të ardhmen e rinisë së ndershme në këto 29 vite”, shkruan Ndocaj, teksa poston në Instagram foto nga telefonata me numrin e Erik Fullanit.
Por, Ndocaj nuk është mjaftuar me kaq. Në një reagim të dytë ai ka sulmuar sërish me një status të dytë, duke sulmuar familjen Fullani. Ndocaj shkon edhe më tej, teksa ofendon rëndë Erik Fullanin.
“Ky këlyshi Fullani që fshin djersët me paratë tona dhe han bukën e mëkatit të të atit ish-Guvernaor të Bankës së Shqipërisë, një hajdut ordiner bashkë me bashkëshorten që ishte gjykatëse një e korruptuar ku vetingu e skualifikoi, dhe që nxori zotin Ilir Meta të pafajshëm kur u kap me bllok në dorë duke vjedh shqiptaret, dhe u vranë 4 djem nënash më 21 janar një ndër ato edhe vëllai e miku im Aleks Nika, ky këlyshi bastard që tentoi të bahet trim duke më telefonuar që pse merrem me këto parazitë të Shqipërisë që i duhen prerë veshët për këtë që të dallohet raca e qelbur. Këtë trimin unë e njoh qëkur ishte qurrashi i vogël dhe shokët e tij e thërrasin me pseudonimin e frikshëm BOLE, po po BOLE e thërrasin”, shkruan Ndocaj.