I dua stinet veç pranverë

Nga   Bona Xhindi Zhiti

Dua të buzëqesh, buzët më janë mpirë

Harrova të qajë, loti më ka ngrirë

 

Dua të këndoj, mes shokësh të mburrem

Si fëmijë të loz, por shtigjet më thuren

 

Dua që shakanë, ta ngjall përkëdhelur

Miqtë më kanë humbur, rrugët bosh kanë ngelur

 

Dua që një valle, ta hedh i përgjumur

Si një zog mbi borë , kur folenë ka humbur

 

Tek pragu një kishe , shpirtin të kem falur

Për një dhimbje zemre, që pulsin ka ndalur

 

Dua që buzëqeshja, mëngjezet të zbardhi

Zëri kanarinës, të dalë nga kafazi

 

Një syri me mjegull, ti dhuroj shikimin

Botës mbi fytyrë, ti humbas trishtimin

 

Në qiej të zgjohem , të kaloj ylberë

Ti kthej gjitha stinët, të jenë veç PRANVERÈ

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *