Partia Demokratike ka kerkuar ditën e sotme nga Prokuroria verifikim per nje tjeter te zgjedhur te PS ne krye te bashkive te vendit.
Behet fjale per kreun e Bashkise se Vaut te Dejes, Mark Babanin, i cili sipas PD “Është i ndaluar/dënuar/dëbuar në Itali dhe Maqedoni. Ka fshehur edhe 3 identete të tjera.”
Sipas PD-së “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”
Ndërkohë PD thekson se “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera.
Konkretisht: 1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965 2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967 3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”