Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg, arrestohet biznesmeni nga Tirana (EMRI)

By vizional

February 18, 2019

Arrestohet në Tiranë një biznesmen në kërkim kombëtar. Burime nga blutë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Arben Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë. Xibri akuzohet si organizatori i trafikimit të 130 kg lëndësh narkotike të kapura në portin e Durrësit në vitin 2016. Asokohe në media qarkulluan foto të biznesmenit me kreun e PD, Lulzim Basha dhe u etiketua si ‘miku i tij’. 53-vjeçar është i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

 

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:

 

  1. X., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite  burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.