Kronike

I dënuar 10 vite më parë në Itali, arrestohet 44-vjeçari me 4 emra të ndryshëm në Elbasan

By vizional

September 23, 2020

Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi 10 vite më parë ishte dënuar në Itali nga Gjykata e Torinos me 6.8 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale. Ai përdorte 4 emra, një prej të cilëve polak, JorgoWojtaszcyk, dhe 3 të tjerë shqiptar, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli. Tashmë ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

 

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

 

 

Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

 

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.

 

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

 

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.