
Aktori Ermal Mamaqi ka postuar dje në llogarinë e tij në Instagram një video teksa i bie kitares dhe i dedikon një këngë mjekut Pëllumb Pipero.
Përtej humorit, kënga e Ermalit përcjell mesazhin se mjekët janë heronj në këtë luftë me armikun e padukshëm siç është koronavirusi. Për këtë, aktori ishte në një lidhje direkte me studion e gazetares Eni Vasili mbrëmjen e sotme, u ishte i ftuar mjeku Pipero, me të cilin shkëmbeu disa batuta.
Teksa falenderoi Ermalin për këngën, Pipero theksoi se mirënjohje nuk meriton vetëm ai si mjek por gjithë ekipi i Spitalit Infektiv që është në frontin e betejës me covid-19. Me humor Pipero i tha Ermalit se ai nuk dinte të bënte këngë “për t’i kthyer borxhin”, por sapo ta shihte në rrugë do t’i bënte një gjilpërë.
“Këngë nuk di të bëj, e as nga ato shkimet në Facebook. Ama po më dole para do të bëj një gjilpërë”, tha me humor mjeku Pëllumb Pipero duke shkaktuar të qeshura në studio dhe te vetë Ermali.