Lajme

I dashuri i Dua Lipës i habit të gjithë, shfaqet në “MTV EMA” me shapka

By vizionc

November 05, 2019

Në evenimentin “MTV Europe Music Awards” përtej çmimeve ra në sy mënyra që kishin zgjedhur të ftuarit të visheshin.

Personazhi i cili tërhoqi vëmendjen e mediave evropiane dhe jo vetëm ishte modeli, Anwar Hadid. I dashuri i Dua Lipës e ka bërë zakon tashmë që të jetë në faqet e para të gazetave prestigjoze në botë.

20-vjeçari, i cili është vëllai i modeleve të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, u shfaq në evenimentin ‘MTV EMA’ me shapka, ndërsa çorapët e tij nuk kishin ngjyra të njëjta. Për këtë arsye, Gigi Hadid është bërë menjëherë njeriu më i komentuar në rrjetet sociale.