I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani: Jam krenar për fëmijët e...

I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani: Jam krenar për fëmijët e mi, nuk i kam ushqyer me para të vjedhura…

425
0

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të lënies së nënshtetësisë shqiptare të të birit. Sipas Nishanit, djali i tij jeton prej rreth 10 vitesh në Austri dhe si student i shkëlqyer i Mjekësisë  dhe i është ofruar statusi i asistent/pedagogut. Për Nishanin shteti i Austrisë i ka ofruar dhe nënshtetësinë, por sipas tij ekziston detyrimi ligjor që nuk mund të mbahen dy shtetësi. Ish- Presidenti shkruan më tej se qëllimi i publikimit të këtij lajmi ka qenë regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij, të cilët kanë frikë aktivitetit qytetar të ish-Presidentit.

 

Statusi i plotë:

Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im. Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut. Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia. Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar. Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë. Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë. Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.

 

Kjo më kënaq në fakt.