Lajme

I akuzuar për abuzime seksuale, reperi humb kontrollin gjatë intervistës

By vizional

March 06, 2019

Pak javë më parë reperi amerikan R.Kelly ka marrë 10 akuza për abuzime seksuale ku në të paktën 9 prej tyre kanë qenë të përfshirë të mitur. Ai ka dhënë intervistën e parë pas këtyre akuzave ku është shfaqur tërësisht u vrarë emocionalisht, duke i mohuar të gjitha këto akuza.

Gjatë intervistës reperi është përlotur dhe më pas ka mohuar egërsisht akuzat që i janë bërë duke humbur kontrollin. “Unë nuk bëj gjëra të tilla. Ky nuk jam unë, po luftoj për jetën time,”-ka thënë i revoltuar reperi për CBS News. Në imazhet e publikuara ai është ngritur i revoltuar në këmbë duke lëvizur duart.

Gjithashtu në foto duket se dikush e ka mbajtur nga krahu reperin për të qetësuar inatin e tij, pasi kishte humbur kontrollin e vetes. Ndërkohë hetimet për këto akuza vijojnë dhe nëse vërtetohen R Kelly rrezikon 70 vjet burg.