Hyn në fuqi urdhri i Kryeministrit Rama, nga ora 10:00 ndalohet…

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri i Kryeministrit Rama, për të ndaluar edhe lëvizjen e këmbësorëve nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

 

Ky vendim u mor nga kryeministri pasi qytetarët vazhdonin të dilnin nga shtëpitë, duke mos kufizuar lëvizjet e tyre.

 

Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin vetëm nga ora 06:00-10:00 dhe 16:00 deri në 18:00.

 

Këto kufizime sipas Ramës janë në të mirë të qytetarëve, pasi kjo do të mdihmontë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Kujtojmë se më parë një urdhër i qeverisë ka ndaluar qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, ndërsa ditën e djeshme u ndalua përdorimi i makinave edhe nga administrata.

 

Qytetarët që duan të lëvizin me automjetet private do të duhet të bëjnë akreditimin e tyre te Policia e Shtetit, por ky akreditim bëhet vetëm për personat që kanë arsye të forta për të lëvizur, duke justifikuar edhe akreditimin.

 

Në rast të shkeljes së urdhrit, këmbësorët do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra.

 

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh

 

 

Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

 

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

 

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

 

Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

 

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër!

 

Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!”, shkruhej në postimin e Ramës.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *