Humbisni 9 kg brenda 2 javësh, dieta gjermane që po ndjekin shumë...

Humbisni 9 kg brenda 2 javësh, dieta gjermane që po ndjekin shumë personazhe

380
0

Dita e Parë

 

Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.

 

Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.

 

Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çfarëdoshme.

 

Dita e Dytë

 

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

 

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.

 

Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

 

Dita e Tretë

 

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

 

Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.

 

Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

 

 

 

Dita e Katërt

 

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

 

Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djathë të bardhë dhe karota.

 

Darka: Kos dhe fruta të stinës.

 

Dita e Pestë

 

Mëngjesi: Një sallatë me karota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.

 

Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.

 

Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

 

Dita e Gjashtë

 

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

 

Dreka: Gjysmë pule e pjekur në zgarë.

 

Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karota.

 

Dita e Shtatë

 

Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht.

 

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe  fruta të ndryshme.

 

Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

 

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës.