Aktualitet

Humbi vajzën 8 vjeçare, ndërron jetë dhe vetë nëna e vogëlushes në Durrës (Kishte dalë nga rrënojat)

By vizional

November 26, 2019

Ka ndërruar jetë pak më parë 30 vjeçarja Diena Meçaj, e cila kishte disa orë që kishte dalë nga rrënojat e një prej pallateve të shembur nga tërmeti në Durrës. Mediat konfirmojnë vdekjen e nënës së re, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ajo kishte humbur dhe vajzën 8 vjeçare, të cilën e mbante të pajetë në krah teksa komunikonte me policët dhe ekipet e emergjencave nën rrënoja. Nuk dihet ende shkaku i qartë i vdekjes së 30 vjeçares Meçaj pasi ajo kishte disa orë që ishte nxjerrë nga rrënojat e pallatit që e kishin zënë sipër.

 

Fatkeqësisht numri i viktimave vazhdon të rritet sa më shumë orë kalojnë nga tragjedia që goditi mëngjesin e sotëm vendin, ndërsa deri tani raportohet për 22 të vdekur e mbi 600 të plagosur, kurse dëmet materiale janë të pallogaritshme.