Humbi penalltinë, lojtari kërcënohet me vdekje

Humbi penalltinë, lojtari kërcënohet me vdekje

706
0

Uilliam Tesijo është lojtari i Kombëtares së Kolumbisë i cili humbi penalltinë gjatë ndeshjes kundër Kilit në Kupën e Amerikës.

Por, pasi humbi penalltinë, në adresë së Tesijo kanë ardhur jo vetëm ofendime, por dhe kërcënime me vdekje për të dhe familjen e tij.

Ka qenë gruaja e futbollistit Daniela Mehia, ajo që ka bërë publike kërcënime që janë bërë ndaj tyre.

Sipas saj, disa prej kërcënimeve lidhen edhe me ish-mbrojtësin Andres Eskobar, po nga Kolumbia, i cili pasi shënoi një autogol në vitin Botërorin e 1994, u vra vetëm disa ditë më pas.

Në fakt, Tesijo humbi penalltinë e pestë ndaj Kilit, dhe goditjet e 11-metërshave përfunduan me shifrat 5-4 në favor të Kilit, që kaluan në gjysmëfinale.