Humbi në zgjedhje, Bojaxhi i jep leksion qytetarie Bashës dhe Vasilit

Humbi në zgjedhje, Bojaxhi i jep leksion qytetarie Bashës dhe Vasilit

352
0

Pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i partisë SFIDA Gjergj Bojaxhi përmes një statusi në Facebook ka shpallur dorëheqjen nga funksioni i partisë që ai drejtonte. Gjergj Bojaxhi ka falënderuar përkrahësit dhe votuesit e forcës politike që ai drejton si dhe ka uruar PS për fitoren. Në këtë mënyrë, Bojaxhi i ka dhënë një leksion si Bashës, por edhe Vasilit, jo vetëm me dorëheqjen, por edhe me urimin e kundërshtarit për fitoren.

Statusi i Gjegj Bojaxhiut:

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri. Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje përgjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall dorëheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA. Së treti, kam bindjen që vetëm një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve. Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbështetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.

 

Sfida sapo ka filluar!