Bota

Humbasin në shkretëtirë, ja çfarë bën çifti për të shpëtuar

By vizional

April 17, 2019

Një cift në Australi ka përjetuar një situatë shumë të veshtirë pasi ata kishin humbur në shkretetirë për 26 orë para se të shpëtoheshin. Shantelle Johnson dhe i dashuri i saj Colen Nulgit, bashkë me qenushin e tyre, ishin në shkretëtirën e Canberra kur makina e tyre u prish. Ata u përpoqën që të kërkonin ndihmë por nuk kishin mundësi të kontaktonin me asnjëri.

 

Çifti krijoi një shenjë të madhe ‘HELP’ domethenë ‘NDIHMË’ dhe nga kjo shenjë një avion i ka lokalizuar dhe i ka shpëtuar pas 26 orësh.

 

Të gjithë ishin në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut. Çifti ka falenderuar skuadrën e shpëtimit dhe kanë deklaruar se janë shumë me fat që shpëtuan kaq lehtë.