Humb jetën nga covid 19 vëllai i nënkryetarit të PSD-së, Doshi mesazh...

Humb jetën nga covid 19 vëllai i nënkryetarit të PSD-së, Doshi mesazh ngushëllimi

456
0

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, zoti Tom Doshi ngushëllon Nënkryetarin e partisë, Dr. Ëngjëll Bejtaj për humbjen e vëllait të tij Kujtim Bejtaj, një nga personalitetet e spikatura në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit në vitet 1998-2000. Ai u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare nga sëmundja e covid-19!

——————–

Jetëshkrimi

Sot, më 30 Mars 2021 u nda nga jeta Kujtim Bejtaj.

I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas  diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës. Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinjer dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes. Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa sëmundja e covid_19 i mori jetën.

Cilësitë e larta njerëzore, korrektësia shëmbullore e tij, si dhe aftësia e jashtëzakonshme si inxhinjer dhe drejtues, bëjnë që ndarja nga jeta e Kujtimit të lerë pas një boshllëk të vështirë për t’u mbushur.