Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta BIZNESMENI nga Vlora...

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta BIZNESMENI nga Vlora Eduard Leli, VËLLAI i kryebashkiakut Dritan Leli

586
0

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare biznesmeni, Eduard Leli, vellai i kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

 

Newsbomb.al mëson se biznesmeni i cili është pronar i një prej televizioneve më të rëndësishme në Vlorë, One TV, dikur ish tv-Amantia, ka dhënë frymën e fundit paraditen e sotme.

 

Ekonimist në profesion, Leli mbylli sytë pas një semundjeje të rëndë, që u rëndua më shumë dy javët e fundit në spitalin e Vlorës ku edhe pati mundesinë ndoshta të takohej për herë të fundit me miqtë dhe shokët.

 

I njohur dhe i respektuar në komunitetin vlonjat, Eduard Leli, ose Edi siç e njihnin të gjithë karakterizohej për miqësinë, shoqërinë, diturinë e tij dhe i ka dhënë jo pak komunitetit të Vlorës, e në veçanti një ndihmë të madhe edhe gazetarëve të qytetit. Gjithmone optimist, i qeshur, rrallëhere i merzitur, dhe i kudogjendur për ata që kishin nevojë.

 

Betejën e rëndë që po kalonte biznesnemi e bëri të ditur vetëm pak ditë më parë, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili u shpreh se nuk e kishte mendjen tek shpërthimi i makinës, pasi kishte të vëllain sëmurë.

 

Mirëpo, pavarësisht se miqtë dhe të afërmit shpresuan, Eduard Leli nuk arriti t’ja dalë.

 

Newsbomb.al u shpreh ngushëllimet famijes dhe miqve për humbjen e madhe.