Lajme

“Hot Blood”, seriali kosovar që synon Netflixin

By vizional

February 13, 2021

…ask Jack! Movie co.  është kompania filmike kosovare që pritet të lansojë një serial me titull “Hot Blood”. Me regji të Jack Tahirit, ky serial synon tregun ndërkombëtarë – posaçërisht Netflixin

Jeni mërzitur me seriale komike, që krijohen më shumicë në Kosovë.

Tashmë, mund të ndryshoni kanal pasi që sonte është paralajmëruar një serial tjetër që është i realizuar në një koncept tjetër dhe synon që të transmetohet edhe në platforma të mëdha televizive si Netflix.

“Hot Blood” në qendër të vëmendjes ka një djalë të ri, Trimin, i cili papritur gjendet mes një tollovie pa fajin e tij, e ku ai vepron për të mbrojtur moralin dhe nderin e tij si dhe të shoqërisë.