Aktualitet

HORROR NË VLORË, BURRRI VRET GRUAN ME SËPATË

By vizional

June 25, 2019

Një krim brenda familjes është regjistruar në Vlorë. Mësohet se burri ka vrarë gruan  në fshatin Babicë.

Burri e ka qëlluar disa herë me sëpatë gruan rreth 40 vjeçe në fytyrë dhe kokë duke i marrë jetën.

Bëhet me dije se gruaja e masakruar ka mbërritur e pajetë në spitalin e Vlorës.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje makabre. Ngjarja e rëndë është raportuar nga fqinjët e çiftit.