HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e sotme, 17 dhjetor 2020

By vizional

December 17, 2020

Dashi

Nëse nuk keni qenë mirë kohët e fundit nga ana shëndetësore, ka gjasa që sot ta tejkaloni këtë gjendje. Nëse keni në plan të merrni një hua, kjo është dita e duhur. Sjellja juaje pakujdesshme do të jetë një shqetësim për prindërit tuaj.

Demi

Do të dukeni shumë tërheqës para të tjerëve sot. Financat tuaja do të marrin një shtysë, por në të njëjtën kohë do t’ju rriten edhe shpenzimet. Ngjarjet shoqërore do të jenë mundësia e përsosur për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim.

Binjakët

Mund t’ju shfaqen probleme me stomakun ose me dhëmbët. Dikush mund t’ju kthejë një borxh nga e kaluara. Një takim i papritur romantik do të jetë jashtëzakonisht emocionues, por mund të mos zgjasë shumë gjatë.

Gaforrja

Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Nëse jeni student dhe dëshironi të studioni jashtë, një krizë e mundshme financiare në shtëpi mund t’ju shqetësojë sot. Mund të përballeni me disa realitete të ashpra që mund t’ju trondisin jetën tuaj në çift.

Luani

Një prej të afërmve tuaj mund t’ju sjellë një dhuratë të papritur sot. Jeta juaj në çift do të jetë plot shpresë. Partneri/partnerja juaj do t’ju mbështesë në një çështje që ju e konsideroni të një rëndësie të madhe.

Virgjëresha

Një prej shqetësimeve tuaja në jetën profesionale do të venitet sot. Tregohuni të duruar teksa komunikoni me anëtarët e familjes suaj, pasi mund të lindin grindje dhe debate të panevojshme. Kjo vetëm do t’ju harxhojë kohën dhe energjinë tuaj.

Peshorja

Mos e shantazhoni emocionalisht partnerin/partneren tuaj, pasi mund t’ju kthehet në efekt të kundërt. Tregohuni më të kujdesshëm gjatë bisedave me kolegët tuaj. Veproni më shumë me mendje, sesa me zemër, nëse do t’ju duhet tvë merrni një vendim të rëndësishëm sot.

Akrepi

Një udhëtim me miqtë ose familjen do të jetë relaksues. Një prej të afërmve tuaj do të irritohet shumë me veprimet tuaja të fundit. Do të kuptoni gjithnjë e më shumë se sa me fat jeni në jetën tuaj në çift.

Shigjetari

Marrëveshjet e pronave do të materializohen dhe do të sjellin fitime përrallore. Tregohuni më të durueshëm me fëmijët. Mos bëni asgjë për të cilën mund të ndiheni të turpëruar më vonë. Studentët e kësaj shenje do të pushtohen nga ndjenjat e tyre të dashurisë, por mund të humbin shumë nga koha e tyre.

Bricjapi

Partneri/partnerja juaj do të jetë në humor të mirë gjatë ditës sot. Do të përqendroheni kryesisht tek fëmijët dhe familja juaj sot. Ka të gjasa që së shpejti të një udhëtim kënaqësie që do të rinovojë energjinë dhe pasionin tuaj.

Ujori

Dita e duhur për ti kushtuar më shumë vëmendje vetes. Përgjigjuni pozitivisht dhe shpejt ideve të reja në biznes. Shndërrimi i ideve të mira në rezultate të prekshme do të jetë çelësi i suksesit tuaj në biznes. Mund të mos realizoni të gjitha planet tuaja sot, por do të kaloni një kohë të bukur me gjysmën tuaj më të mirë.

Peshqit

Fuqia e dashurisë do t’ju japë arsye për të ecur përpara. Ju mund të merrni një post të ri në zyrë, të cilën gjithmonë keni dashur ta bëni. Përdoreni kohën tuaj të lirë për tyë përfunduar disa punë të lëna përgjysmë.