
NGA PAOLO FOX
PESHORJA: Rreth datës 16 mund të merrni një propozim të bukur. Do të jetë një fazë më krijuese në krahasim me muajt e parë të vitit. Ka ardhur momenti të thoni mendimin tuaj e t’i ndërpritni marrëdhëniet me njerëzit që nuk ju interesojnë. Ambienti profesional nuk është fort i mirë, madje mund të hasni edhe në rivalitet brenda kompanisë ose grupit tuaj të punës. Së fundmi, gjithçka e keni bërë me mund, madje ka nga ata që nuk takohen me familjen sa do të donin, ose kthehen në shtëpi të penduar për punën që bëjnë. Meshkujt duhet të angazhohen në gjithçka që bëjnë. Të pakënaqurit mund të mendojnë të ndryshojnë degën e studimeve gjatë muajve në vazhdim. Pas datës 19, gjithçka do të jetë më e lehtë. Gjithsesi, do të vazhdoni të keni vështirësi në aspektin ekonomik, sidomos nëse duhet të bëni shpenzime që kanë lidhje me shtëpinë. Bëni kujdes të mos i besoni të parit që do të njihni, më mirë të kontrolloni me kujdes. Burokracia mund t’ju pengojë. Ata që prej kohësh kanë një çështje gjyqësore në proces, mund të marrin një lajm të mirë, por nga fundi i vitit.
Në planin sentimental, prilli paraqitet i mirë. Për më tepër, Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj dhe ky ndikim do të zgjatë për disa muaj. Ndaj, dashuria mund të menaxhohet më së miri. Ka një shtysë të madhe pozitive. Kush ka kapërcyer ose përjetuar një ndarje gjatë viteve të fundit, tani është gati ta harrojë të shkuarën. Mund të themi se edhe çiftet më të forta nuk kanë kaluar një periudhë të lehtë. Por tani, gjithçka duket më e thjeshtë. Priten përmirësime. Do të merrni rimbursime dhe fitime në pjesën e parë të muajit, por do të keni edhe shpenzime të tepërta nga datat 23 dhe 24. Mund të lindin probleme nëse do t’ju duhet të zyrtarizoni një marrëdhënie, pasi njëri nga dy partnerët nuk është i bindur dhe e shtyn vazhdimisht. Për dashuritë e reja, prilli premton vetëm gjëra pozitive. Më në fund, do të përjetoni një moment force që do të përfshijë çdo fushë të jetës suaj. Rreth datës 7 do të mund të zgjidhni një problem të vogël personal. Megjithëse do të ndieni njëfarë lodhjeje të akumuluar gjatë muajve të fundit, tani do të shfaqeni më të gëzuar e të qetë.
AKREPI: Duket se disa situata profesionale kanë arritur kulmin e tyre. Ata që nuk mund ta ndryshojnë punën dhe janë vartës, duhet të mundohen të bëjnë minimumin e mundshëm, pa u ekspozuar shumë. Me gjasa, mund të mbeteni disi të pakënaqur, ndaj nga fundi i marsit dhe fillimi i qershorit duhet të vendosni për një kontratë ose marrëveshje. Nëse ajo përfundon, mund të mos dëshironi ta rinovoni, ruani qetësinë dhe mos merrni vendime të nxituara. Është e vështirë të ruani qetësinë në ndikimin e Marsit në shenjën tuaj, por nëse këto tensione shërbejnë për të eliminuar marrëveshje të kota, ose për të shprehur atë që mendoni, atëherë akoma më mirë. Sidomos rreth datës 16 është mirë të jeni të qartë. Do të bënit mirë të organizonit disa raporte, të rishikoni ndonjë situatë, por me kujdes. Të gjithë ata që kanë nisur një punë vjet, nuk duhet të harrojnë se kjo është vetëm një periudhë vlerësimi, jo disfate. Madje, vjeshta mund të jetë e suksesshme. Favorizohen profesionet krijuese. Venusi nuk është në kundërshtim dhe kjo mund të jetë melhem për dashurinë.
Gjithsesi, s’duhet të harroni që këto ditë nuk është e lehtë të ruani qetësinë në punë ose në çështjet praktike. Edhe studentët do të jenë pak në ankth për një provim. Jo të gjitha provat kalohen pa vështirësi dhe sigurisht që në dashuri ka edhe ndonjë tension më shumë. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kenë më pak probleme, pasi nuk kanë asgjë për të treguar, edhe pse do të diskutojnë shpesh për sjelljet përkatëse. Ndërsa ata që janë të lidhur prej pak kohësh, mund të ndihen keq, sepse mendojnë se nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar dashurisë. Ekziston rreziku që e gjitha kjo të shkaktojë njëfarë sikleti. Për dashuritë e reja është një periudhë interesante, por jo fort intriguese, pasi gushti do të jetë shumë më i vyer në këtë drejtim. Jeni më mirë se muajin e shkuar, pasi jeni më të fuqishëm, sidomos nga data 20, në varësi edhe të mënyrës me të cilën i merrni gjërat. Shumica e të lindurve në shenjën e Akrepit nevrikosen shpejt dhe rrezikojnë t’i zmadhojnë më kot problemet. Duhet ta shmangni zemërimin dhe të mendoheni mirë.