HOROSKOPI

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 27 shtator- 3 tetor

By vizional

September 27, 2021

DASHI: Do ta filloni javën me energji pozitive. Ju presin ditë interesante. Një dashuri e re do të bëhet pjesë e jetës suaj, sepse Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm. Deri në fund të  muajit do të merrni miratimin për një projekt tuajin. Ata që punojnë në mënyrë të pavarur mund të transferohen tjetërkund. Fundjava parashikohet e mbarë.

 

DEMI: Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni diskutimet e kota me personin e zemrës, në mënyrë që të mos nxisni mërinë ndërmjet jush. Do të keni angazhime të shumta. Për sa u takon projekteve të reja, duhet të përpiqeni më shumë për t’i çuar përpara. E mërkura do të jetë një ditë e mbarë. Fundjava nuk do të jetë shumë entuziazmuese, por e meritoni një pushim.

 

BINJAKËT: Do t’ju ofrohen mundësi të shumta dhe do të keni bashkëpunime me njerëz të rinj, sidomos me një person që i përket shenjës së Peshores. Bëni kujdes në marrëdhënien me partnerin, sepse lidhja juaj po shkon në një rrugë pa krye. Mundohuni të gjeni pikat tuaja të përbashkëta, që dhe përballja mes jush të jetë më e lehtë. Të martën ose të mërkurën do të përjetoni një situatë të tensionuar.

 

GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë me fat për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Hëna është kthyer nga shenja juaj dhe prandaj do të përjetoni emocione të forta. Puna do të jetë e lodhshme, por mundohuni që të jepni më të mirën. Ndiheni të shqetësuar për shkak të disa problemeve familjare, prandaj edhe duhet të çlodheni që të merrni veten gradualisht.

 

LUANI: Pritet që kjo të jetë një javë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Venusin do ta keni aleat dhe prandaj fati do t’ju prijë në dashuri. Edhe në aspektin profesional gjërat do t’ju ecin mbarë, pasi do të keni përkrahjen e Jupiterit dhe të Saturnit. Do të jeni në gjendje t’u bëni ballë vështirësive, mjafton që të ruani qetësinë. Dita më me fat e javës është e enjtja.

 

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë mjaft interesante. Situata në punë është në favorin tuaj. Angazhohuni më shumë, pasi ky është momenti më i përshtatshëm për të nisur projekte të reja, që do t’i japin një hov karrierës suaj. Do të keni ndjesinë se jeni vazhdimisht në provë, por edhe do të merrni shumë kënaqësi.

 

PESHORJA: Pas një muaji të vështirë që keni kaluar, tani duhet ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Lëreni pas të shkuarën dhe shikoni përpara. Do të forconi lidhjet me një person të shenjës së Bricjapit. Mundohuni të tregoheni të kuptueshëm me ata që janë në një situatë më të keqe se juaja. Kini parasysh se jo të gjithë i përballojnë vështirësitë njësoj. Mos paragjykoni, por ndihmoni nëse keni mundësi.

 

AKREPI: Situata për çiftet do të jetë e tensionuar. Merrni kohën që ju duhet për t’i sqaruar gjërat. Për beqarët gjendja parashikohet e qetë. Në punë do të merrni përsipër projekte të reja. Pas arritjes së objektivave të rëndësishme, jeni të gatshëm të nisni një kapitull të ri. Asgjë nuk do t’ju pengojë në rrugën tuaj, nëse do të dini të tregoheni të vendosur.

 

SHIGJETARI: Jeni me fat, sepse keni në krah personin e duhur. Venusi dhe Marsi janë kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe prandaj puna po ju ecën mirë. Do të keni projekte të reja nga tetori deri në fund të vitit. Durimi dhe vendosmëria është çelësi për të arritur rezultate të shkëlqyera. Kushtojini rëndësi edhe propozimeve që do të merrni në të ardhmen.

 

BRICJAPI: Venusi favorizon njohjet me njerëz të rinj dhe sidomos me një person në veçanti. Më në fund do të jeni më të qartë për sa u përket marrëdhënieve në çift. Mos ia lini asgjë rastësisë. Nëse kohët e fundit keni vënë re disa sjellje të çuditshme nga ana e një familjari apo e një mikut tuaj, është e këshillueshme që të flisni me të, që të kuptoni  arsyet e kësaj sjelljeje.

 

UJORI: Situata nuk paraqitet e qartë në dashuri. Zënkat me personin e zemrës jua kanë turbulluar mendjen. Ndiheni konfuzë, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç doni. Në aspektin profesional pritet që të keni të reja. Mos u merrni me zhgënjimet e së kaluarës, çfarë kishit ju në dorë e keni bërë. Tani ju mbetet vetëm të prisni dhe me siguri që do t’ju ofrohen mundësi të reja.

 

PESHQIT: Po pretendoni shumë nga partneri. Mundohuni të jeni më pak kërkues dhe t’i sqaroni gjërat më mirë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të mbara, sidomos në aspektin profesional. Në jetën tuaj do të keni ndryshime, që në përgjithësi do të jenë të mira. Vërtet do t’ju duhet të angazhoheni më shumë, por edhe do të ndiheni të shpërblyer.