Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja cilave shenja do t’u buzëqeshë fati...

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja cilave shenja do t’u buzëqeshë fati gjatë datave 28 nëntor – 4 dhjetor

314
0

Dashi/ Do të fillojë për ju një javë shumë e mbarë. Do të jepni më të mirën si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Hëna do të kthehet nga shenja juaj, ndërsa Marsi, planeti që e zotëron shenjën tuaj, do t’ju ndihmojë në situatat sentimentale, që për momentin janë paksa në krizë.

 

Demi/ Edhe për ju që i përkisni shenjës së Demit java do të jetë pozitive, sidomos në aspektin e dashurisë. Në punë do t’ju duhet të jeni shumë të përqendruar dhe të ndërgjegjshëm për rreziqet e mundshme. E diela do të shënojë fillimin e një periudhe shumë pozitive me Hënën në shenjën tuaj.

 

Binjakët/ Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Binjakëve, me përjashtim të ditës së premte dhe të shtunë. Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni disi të rënë moralisht. Megjithatë kjo është vetëm një situatë kalimtare dhe shumë shpejt gjërat do të kthehen në vendin e tyre.

 

Gaforrja/ Do të kaloni një javë të mrekullueshme, me përjashtim të dy ditëve, gjatë të cilave është e këshillueshme të mos humbisni toruan, përkatësisht të hënën dhe të dielën. Në pjesën tjetër të javës do të mund t’u jepni zgjidhje shumë situatave dhe të ndreqni gabimet e bëra.

 

Luani/ Do të përjetoni një periudhë pozitive, veçanërisht për ata që duan të marrin vendime të rëndësishme dhe t’u japin zgjidhje problemeve në punë dhe në familje. Ditët më të mbara të javës do të jenë e premtja, e shtuna dhe e diela.

 

Virgjëresha/ Edhe për të lindurit e Virgjëreshës java në vijim do të jetë pozitive, veçanërisht për ata që duan të gjejnë zgjidhje përfundimtare për çështjet e zemrës ose në aspektin profesional.  Ditët më të mira do të jenë ato të fundjavës, veçanërisht e shtuna.

 

Peshorja/ Kjo nuk do të jetë një javë dhe aq e mbarë, pasi do të jetë e shoqëruar me luhatje të humorit dhe probleme të tjera. Por e mërkura dhe e shtuna do të jenë ditë të mbara dhe me shumë fat. Kushtojini vëmendje të veçantë sëmundjeve sezonale dhe marrëdhënieve ndërpersonale.

 

Akrepi/ Java për ju praktikisht do të ndahet në dy pjesë: një fillim i mbarë dhe pjesa tjetër paksa e ndërlikuar. E premtja dhe e shtuna  do të jenë ditët më të zymta, ku do të keni luhatje të humorit, ndërsa ditët e tjera do të jenë pozitive.

 

Shigjetari/ Kjo nuk do të jetë një javë dhe aq e mirë, pasi Neptuni dhe Hëna do të jenë të vendosura në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kërkoni për diçka të këndshme me të cilën të merreni, duke lënë gjërat e rëndësishme për t’i bërë javën e ardhshme. Kini kujdes edhe në dashuri, që të mos tregoheni të nxituar.

 

Bricjapi/ Java në vijim nuk pritet që të jetë shumë pozitive për të lindurit e Bricjapit. Në fillim do të duket se gjithçka shkon mirë, sidomos me hyrjen e Jupiterit në shenjë, por më pas gjërat do të përkeqësohen dhe e premtja do të jetë pa dyshim një ditë e zymtë.

 

Ujori/ Me siguri që kjo javë nuk do t’i përmbushë pritshmëritë tuaja, por në thelb nuk do të jetë dhe aq e keqe. E hëna nuk pritet që të sjellë asgjë të mirë, por e mërkura pritet që të jetë një ditë e qetë. Më të favorizuar nga planetët do të jeni ditën e premte dhe të diel.

 

Peshqit/ Në përgjithësi kjo do të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshqve, edhe pse ditët e bukura do të alternohen me ato më pak të bukura. Duke filluar nga e mërkura, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të shënojë fillimin e një periudhe pozitive, veçanërisht për sa i përket sferës sentimentale.