Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet...

Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 18-24 nëntor

359
0

Dashi: Pas shqetësimeve të kaluara, më në fund do të gjeni qetësinë e dëshiruar. Do të mund të shikoni dritë në fund të tunelit dhe çdo problem do të marrë rrugën e zgjidhjes. Ata që kanë ndryshuar mënyrën e jetesës, apo ndoshta kanë filluar të merren me aktivitet fizik dhe t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimit, do të fillojnë të ndihen shumë mirë. Tani e keni të nevojshme të shkëputeni nga puna ose të bëni një ndryshim.

Demi: Gjatë kësaj periudhe do të jeni paksa të rënduar emocionalisht dhe në formë jo shumë të mirë fizike. Do të keni mungesë përqendrimi dhe do të zhyteni në apati. Të afërmit nuk do t’ju gjenden pranë dhe kjo do t’ju bëjë dhe më nervozë. Matuni mirë para se të flisni, përndryshe do të ofendoni ndokënd që ju vlerëson. Si të mos mjaftojnë këto, keni edhe frikën se mos nuk do t’ju dalin paratë për të përballuar shpenzimet.

Binjakët: Keni gjithçka që ju nevojitet për t’u bërë ballë urgjencave si në shtëpi dhe në punë. Do të jeni të gatshëm t’i përkushtoheni një projekti të rëndësishëm. Edhe në dashuri nuk do të mungojnë momentet emocionuese. Keni një admirues sekret që ju vëzhgon nga larg. Çiftet e martuar apo partnerët që bashkëjetojnë do t’ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gaforrja: Do të jeni në gjendje të kapërceni çdo pengesë që do të hasni. Është në natyrën tuaj të përjetoni gjendje ankthi, sidomos në marrëdhënie me familjarët. Keni nevojë të vazhdueshme për para dhe për këtë arsye përpiqeni të gjeni mënyra për të kursyer apo për të fituar më shumë. Duket se gjithçka do të ecë mirë në aspektin profesional dhe do t’ju kthehet besimi dhe qetësia.

Luani: Më në fund do t’ju kthehet qetësia, edhe pse nuk përjashtohen vështirësitë. Zakonisht në mëngjes ndiheni energjikë për të filluar ditën, por me kalimin e orëve lodhja bën të vetën. Ata që kanë një familjar të sëmurë, do të ndihen të trishtuar, pasi do të donin të bënin diçka. Pritet edhe që të keni mosmarrëveshje me të afërmit tuaj. Megjithatë do të jetë një javë më e mirë se të mëparshmet.

Virgjëresha: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e qetë, sidomos për sa i përket aspektit profesional. Ata që kanë një aktivitet të vetin, shpeshherë ndihen në tension për hyrje-daljet e parave apo për mungesën e klientëve. Mos u dorëzoni, por përpiquni të kuptoni çfarë mund të bëni për të përmirësuar situatën. Keni shumë punë për të përfunduar, sepse shumë gjëra i keni lënë zvarrë.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Do të kaloni ditë të gëzuara, sidomos në familje. Do t’ju kthehet qetësia dhe do të mund të çoni përpara çështjet që i kishit lënë pezull. Nuk do të keni dyshime për asgjë dhe në dashuri fati do t’ju prijë. Për ata që janë beqarë parashikohen takime interesante. Edhe për sa i përket shëndetit dhe parave do të ketë të reja pozitive.

Akrepi: Shfrytëzojeni këtë periudhë të favorshme për t’ia rifilluar me këmbën e mbarë. Jeni shumë të ngarkuar për shkak të angazhimeve në familje dhe në punë. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me përdorimin e teknologjisë, pasi mund t’ju shkaktojë probleme fizike. Përpara se të merrni një vendim, bëni një listë me avantazhet dhe disavantazhet. Bëni kujdes edhe me shpenzimet.

Shigjetari: Do të jeni më luftarakë se kurrë dhe do t’i përballoni problemet e ndryshme me motivimin e duhur. Një i njohuri juaj ruan një sekret mjaft shqetësues. Kjo javë do t’ju gjejë të angazhuar me problemet familjare. Në fundjavë do të përjetoni emocione të forta dhe shumë pasion, sidomos ata që kanë një partner në krah. Kush është beqar parapëlqen që për momentin të mbetet kështu dhe të mendojë për interesin e vet.

Bricjapi: Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Bëni durim, sepse gjithsesi bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Tregohuni të kujdesshëm, pasi ka nga ata që nuk jua duan të mirën. Ndryshe hiqen përpara jush dhe ndryshe veprojnë pas krahëve tuaj. Merrni parasysh që duhet të bëni disa ndryshime. Në fund të fundit, degët e kalbura është mirë të priten.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë, pasi Hëna nuk do t’ju favorizojë. Do të përballeni me shpenzime të shumta dhe probleme familjare, që do t’jua prishin gjumin. Mundohuni të qetësoheni, përndryshe ankthi do t’ju vërë përfund dhe do ta vuani dhe fizikisht. Do t’ju bënte shumë mirë të merreshit me aktivitet fizik në ajër të pastër. Edhe një shëtitje e thjeshtë do të rezultonte e dobishme. Kërkoni ndihmë, pasi jo gjithmonë mund t’ia dilni mbanë vetë.

Peshqit: Kjo javë do t’ju gjejë shumë të ngarkuar. Jeni në pritje të periudhës festive, që më në fund të shkëputeni nga puna dhe të merrni veten. Bëni kujdes, sepse mund të keni mosmarrëveshje me një person të afërt. Në aspektin sentimental, gjërat do t’ju ecin mbarë. Ka nga ata që janë vetëm, për shkak se kanë vuajtur në të kaluarën apo sepse kanë shumë pretendime. Dikush mund t’ju kërkojë një nder, por vlerësojeni mirë situatën dhe mos bëni askënd më të mirë se veten.