Horoskopi javor 13 Mars – 20 Mars 2022

Horoskopi javor 13 Mars – 20 Mars 2022

440
0

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Sigurisht që nuk ju mungon pasioni, por yjet nuk jua bëjnë të mundur që ta shprehni atë plotësisht. Do të ndieni nevojën të bëni njëmijë gjëra dhe që të argëtoheni. Të hënën duhet të tregoheni më të matur dhe do të përfshiheni nga pesimizmi që mund të vazhdojë deri të martën. Hëna e re e ditës së enjte dhe eklipsi i saj do t’ju bindin të merrni iniciativën që të mos merreni më me gjërat dhe njerëzit që nuk ju pëlqejnë dhe nuk ju ndihmojnë të jetoni më mirë. Më pas, në fundjavë, zhvendosja e Venusit do t’ju lejojë që të lini mënjanë për pak kohë problemet e dashurisë. Është koha të mendoni për veten tuaj.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Do të përfshiheni nga qetësia që ju japin yjet. Në ditët në vazhdim këtë do ta ndiejnë më shumë të lindurit e shenjës së peshqve nën ndikimin e Venusit. Bëni gjithçka që të mbani gjallë ëndrrat dhe shpresat në mënyrë që të mos e humbisni dëshirën për të vepruar dhe për të shijuar të ardhmen. Shfrytëzoni ndikimin e hënës së re në mesin e javës për të arritur synimet tuaja, më pas prisni që Venusi të ushtrojë ndikimin që të bëheni më të fortë dhe bindës për të kaluar më pas në veprim për të marrë atë që ju pëlqen dhe ju intereson. Nuk ju mungojnë energjia dhe kapaciteti për t’u ndier më mirë. Mundohuni të tregoheni entuziastë për atë që ju pret.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Do të jetë e vështirë t’i mbani gjërat të fshehta ose të mos i merrni parasysh në ditët në vazhdim. Dielli dhe Plutoni do t’ju bëjnë të ndiheni më pasionantë dhe energjikë, gjë që si për paradoks duket se do t’u shkaktojë bezdi njerëzve rreth jush. Mësoni atëherë ta përmbani entuziazmin dhe të silleni në përputhje me rrethanat. Të mërkurën shfrytëzoni eklipset e diellit që të provoni të ndryshoni diçka në punën tuaj, ose thjesht për të pranuar risitë që do t’i ktheni në favorin tuaj. Ndikimi i Venusit ditën e shtunë do t’ju bëjë të ndiheni më të trishtuar.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Qielli ju tërheq vëmendjen për atë që mund të bëni që të përmirësoheni si njerëz, si individë me botë shpirtërore. Do të ndieni nevojën që të pasionoheni pas gjërave të mira dhe nga mesi i javës me siguri do të vendosni se ka ardhur momenti të merrni iniciativën. Bëjeni këtë gjë duke përfituar nga eklipset e diellit që premtojnë për ndryshime në ditët tuaja. Me pak fjalë, do të bënit mirë të përfitonit nga favoret kozmike që të provoni të ndërmerrni diçka që ju bën të arrini larg. Pastaj, pas një të premteje të qetë, shijoni miqësinë e Venusit që do t’ju bëjë të ndiheni në humor.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Duket se ky qiell sa vjen e bëhet më i dobishëm e simpatik për shenjën tuaj. Kjo javë ju sfidon që të besoni më shumë te fati dhe do ta bëjë këtë gjë duke ju dërguar energjinë e Plutonit, por më parë duhet të kaloni provën për shkak të pesimizmit që ju shkakton kozmosi sidomos të martën. Pastaj, nga mesi i javës, dikush do të mundë më në fund të zgjidhë një problem ose të marrë një vendim që do t’ju rikthejë besimin, optimizmin. Me pak fjalë, do të kuptoni se jo gjithçka është negative. Pas një momenti shpërqendrimi, që është gjithsesi i padëmshëm, Venusi më në fund të shtunën do të ndikojë pozitivisht në aspektin profesional dhe personal. Me gjithë këtë ëmbëlsi, s’ju mbetet veçse të shijoni fundjavën.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ky nuk do të jetë një sezon i favorshëm për ju dhe kjo s’ka për të qenë periudhë e lehtë. Dhe megjithatë, ju po angazhoheni shumë, duke luftuar shpesh kundër vështirësive dhe kufizimeve tuaja, por që, si për paradoks, ju bëjnë edhe më të fortë dhe të vendosur për të provuar dhe fituar sfidat. Do të përballeni kështu me pasione e zhgënjime, me njerëz të motivuar dhe të tjerë që përkundrazi do të bëjnë gjithçka për t’ua shuar pasionet. Të premten do të rigjeni qetësinë, sepse nën ndikimin e Neptunit do të ndiheni më të shpërqendruar. Kurse të shtunën, me Venusin kundër, do t’ju duhet të bëni llogaritë me çështjet praktike ose ekonomike.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Shijojini këto ditë të fundit nën ndikimin pozitiv të Marsit dhe Venusit. Ky është momenti ku të dy planetët do t’ju ndihmojnë të përjetoni anën pozitive të lidhjeve. Të mërkurën do të bëni mirë të përfitoni nga hëna e re (me gjithë eklipset e saj) për të bërë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, që të filloni kura, trajtime, dieta dhe gjithçka tjetër. Pastaj, të shtunën, nuk do ta ndieni më ndikimin pozitiv të Venusit. Qielli do të marrë një moment pauze dhe do t’i mbetet Marsit, planetit të pasionit, t’ua zbukurojë të tashmen që në të kundërt do të ishte shumë e heshtur dhe s’do t’ju pëlqente.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Këtë javë do të argëtoheni dhe do të ndiheni në harmoni me yjet tuaja. Do të përfshiheni nga dëshira dhe pasioni dhe do të shijoni gjërat që ju pëlqejnë në të tashmen. Java e re do të fillojë me forcën e Plutonit, gjë që do t’ju detyrojë të jeni më të fortë dhe optimistë edhe pse diçka ose dikush do të përpiqet t’ua ndalojë. Pastaj, të mërkurën, dielli do të eklipsohet dhe do të tregojë se të lindurit e shenjës së Akrepit do të përjetojnë një moment gjatë të cilit do ta kenë të lehtë të përcaktojnë kufijtë e kënaqësisë dhe të detyrës. Mos këmbëngulni të merreni me çështje ekonomike ditën e premte. Kurse të shtunën nën ndikimin e Venusit dashuria do t’ju duket më e thjeshtë.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Edhe pse sfidat e këtij sezoni janë të shumta, mos harroni se qielli nuk ju ka lënë të luftoni të vetëm. Në këto momente shijoni praninë e Marsit dhe të Saturnit, planetë të fortë që ju ndihmojnë të përballeni me gjithçka me forcë, energji dhe shpirt luftues. Do ta keni kështu të thjeshtë të duroni kritikat e Diellit, i cili me forcën e tij do t’ju sfidojë të përballeni me angazhimet. Do ta keni më të thjeshtë të kuptoni çfarë pritet prej jush të mërkurën falë ndikimit të hënës së re. Çlodhuni të premten, sepse falë ndikimit që do të ushtrojë Neptuni do të jetë e kotë të këmbëngulni të bëni diçka. Në fundjavë, Venusi në shenjën tuaj do t’ju bëjë që të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike.

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Yjet dhe njerëzit duket se i kanë hedhur sytë nga ju për të kuptuar si po veproni. Të lindurit e shenjës së bricjapit janë shumë të vëmendshëm ndaj gjykimit të të tjerëve, por këtë herë nuk është rasti që të shqetësoheni. Shfaqni entuziazëm dhe dëshirë për të vepruar në ditët e para të javës së re, por kjo gjë nuk ju bind dhe për këtë arsye do të vendosni të mos e ekzagjeroni. Të mërkurën, duke përfituar nga eklipset, do të vendosni të bëni një ndryshim, ndoshta të rëndësishëm, që ka lidhje me sjelljen tuaj në publik, për të respektuar ekuilibrat dhe raportet. Bëjeni këtë pa u nxituar dhe pa u ndrojtur, sepse Neptuni do t’ju ndihmojë të qetësoheni, sepse Venusi të shtunën do t’ju bëjë më simpatikë.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Tani që Marsi nuk ju detyron më t’i bëni gjërat me nxitim, mund të vendosni të viheni në provë duke u ndier më të qetë dhe të vetëdijshëm. Të hënën, partneri duket i përfshirë nga një entuziazëm i çuditshëm që do ta bëjë të ketë ide dhe ambicie të mëdha. Por të martën do ta rishqyrtojë këtë gjë. Të mërkurën do të jetë një moment interesant në nivelin praktik, ekonomik ose material për shkak të ndikimit të hënës së re. Venusi do t’ju braktisë të shtunën. Kjo gjë s’do t’ju pëlqejë, por për fat të mirë do të ndieni një qetësi që do të zgjatë për një kohë të gjatë.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Yjet dhe planetët do të ushtrojnë ndikimin e tyre në shenjën tuaj duke ju bërë protagonistë në gjithçka. Të hënën dielli do t’ju bëjë të ndiheni më pasionantë dhe të lumtur, megjithëse do të ndieni se diçka nuk ju bind. Mbajeni entuziazmin në nivele të larta duke pritur që eklipset e ditës së mërkurë të ushtrojnë ndikimin në shenjën e peshqve gjë që do të tregojë për një ndryshim që do të ndihet në kohë. Gjithë kjo forcë mund ta shpërqendrojë personin tuaj të dashur, por fundja, s’ka për t’ju ardhur keq. Të shtunën do të ndieni ndikimin e Venusit në shenjën tuaj duke ju dhënë një energji të mrekullueshme që do t’ju bëjë t’ju duket sikur keni prekur qiellin me dorë.