HOROSKOPI

Horoskopi i muajit tetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

By vizional

October 04, 2022

BINJAKËT

 

Mirë se erdhët në tetor, Binjakë! Ju jeni një shenjë që njiheni për sharmin tuaj, por muajin e kaluar, planeti juaj sundues, Mërkuri nisi atë prapavijën e tij të famshme. Kjo ka shkaktuar vonesa në udhëtime, probleme me shefat, një mesazh dërguar gabimisht. Për fat, gjithçka merr fund që në fillim të tetorit dhe futemi në sezonin e Akrepave sensualë. Plutoni, planeti i transformimit ju ka shtyrë që këtë muaj të jeni të fokusuar më shumë te shëndeti. Hëna e plotë e datës 9 do të shënojë fundin e një cikli. Pra, tani që diçka po merr fund, nisni me kujdesin e mirëqenies suaj. Shumë ftesa do t’ju vijnë deri në fund të muajit. Ai që do të ndikojë te ju është edhe Saturni, planeti i rregullave dhe i kufijve personalë.

 

A mund të tregoheni ju egoistë në çështjet e dashurisë? Nuk jeni shumë të gatshëm të dëgjoni problemet apo traumat e partnerit tuaj, por duhet t’i ulni pakëz këto mure dhe të jeni më të gatshëm nga ana emocionale. Sezoni i Akrepave nis së shpejti dhe po dhe përpos reputacionit të frikshëm që ka, kjo është periudha e duhur për të dashur veten. Bëni banja të gjata, trajtime, llastojeni veten në shoqëri të miqve. Ditë stresuese ju presin pas 25 tetorit, me hënën e re dhe me eklipsin diellor. Astrologët na paralajmërojnë se evenimente qiellore si eklipset shtojnë ankthin tek të gjithë, ndaj më mirë rrini brenda shtëpisë suaj.

 

GAFORRJA

 

Erdhi tetori, Gaforre të dashura. Këtë muaj tre planetë përfundojnë periudhën e prapavijës, ndodh një eklips dramatik dhe sigurisht, Hallouini. Gjatë shtatorit keni pasur një intuitë të jashtëzakonshme dhe hëna e re në Peshq ju ka bërë shumë të ndjeshëm. Ndërsa ndikimi i Mërkurit u ndje kryesisht në ngatërresat me mesazhet apo keqkuptimet në biseda. Pas datës 2 tetor, kanalet e komunikimit do të jenë më të lehta. Nuk ka rëndësi në i keni dhënë fund një lidhjeje toksike, në keni ndërtuar një të shëndetshme apo në keni vendosur të dilni në takime pas shumë kohësh, këtë tetor do të dëgjoni vetëm zemrën. Vlerësojini këto ndryshime dhe pyesni veten në janë përmbushur nevojat tuaja romantike. Kur jeta juajpersonale është në rregull, gjithçka në jetën tuaj funksionon më së miri. Familja është e rëndësishme dhe nëse aty s’ka probleme, shkëlqeni në çdo fushë tjetër.

 

Në aspektin financiar, punët do të jenë paksa të vështira, për shkak të problemeve të viteve të fundit. Hëna e plotë do të sjellë lajme të reja në lidhje me karrierën. Yjet duan që ju të shkëlqeni dhe të rrethoheni nga njerëz që ju inkurajojnë për më lart. Ndaj, më datë 22, kur Saturni kalon në shenjën tuaj, fokusi do të kalojë te jeta juaj sociale. Nëse keni miq të ngushtë që ju kanë mbështetur gjithmonë, tregojuani hapur sa i vlerësoni. Me nisjen e sezonit të Akrepit, të gjithë të vetmuarit do të hapin zemrën për njohje të reja. Mos harroni se intimiteti është thelbësor në një marrëdhënie. Eklipsi i datës 25 mund të sjellë drama dhe mbyllje të papritura për të gjitha shenjat, por dihet lidhja juaj me Hënën, ndaj dhe ndikimi do të jetë më i madh. Fundi i muajit do t’ju gjejë disi dembelë dhe pa motivim për shkak të Marsit që kalon në prapavijë në Binjak më datë 30 tetor.