Horoskopi, e premte 12 prill 2019

Horoskopi, e premte 12 prill 2019

514
0

Dashi

 

Hyrje dhe dalje parash. Mbrëmje simpatike nën shoqërinë e miqve të sinqertë. Si në dashuri edhe në drejtim të punës do të ndiheni shumë të lodhur.

 

Demi

 

Shtëpia dhe familja do të jenë të rëndësishme. Ndjesi jo të zakonshme. Do të keni krijueshmëri dhe intuitë me ide origjinale. Takime interesante ose një udhëtim i shkurtër.

 

 

Binjakët

 

Kuptueshmëri e mirë si me fëmijët ashtu edhe me prindërit. Meditimi dhe reflektimi personal do të jetë shumë dominues për ju që i përkisni shenjës së Binjakëve sot.

 

Gaforrja

 

Sot raportet me të tjerët do të jenë veçanërisht të ndikuara nga Mërkuri aspak favorizues: për mungesën e komunikimit do të keni shumë probleme.

 

Luani

 

Ka shumë mundësi që një armiku juaj t’ju kundërvihet keqas sot. Lëreni t’ju flasë dhe më pas nëse keni vendosur për jo, jini delikat dhe tepër të qartë, nëse dëshironi që disa situata të mos përsëriten.

 

Virgjëresha

 

Nëse Venera dhe Hëna do të favorizojnë kthimet e dashurisë, te beqarët bukuria do të bëhet shumë e dukshme për të bërë “peshkime” të reja. Një dietë e mirë është ajo që ju duhet në këtë kohë.

 

Peshorja

 

Mos e lejoni xhelozinë që të fitojë mbi ju! Jini më të afrueshëm me partnerin/en tuaj dhe mbështetuni te faktet e besimit të tyre ndër vite. Mund të pendoheni po vepruar ndryshe.

 

Akrepi

 

Femrat që i përkasin shenjës së Akrepit duhet të tregohen shumë të kujdesshme sot në dashuri. Mundohuni të sqaroheni jo vetëm me personin që doni, por edhe me veten.

 

Shigjetari

 

Nëse jeni një artist, do të jeni shumë të favorizuar. Bëni kujdes me drejtimin e makinës. Kujdesuni për shëndetin. Mundohuni që të pushoni më shumë.

 

Bricjapi

 

Ka shumë mundësi që për shkak të parave të ndizni diskutime në shtëpi. Shmangni marrjen e çdo lloj borxhi të mundshëm. Yjet do t’ju favorizojnë në shumë gjëra, por jo në para.

 

Ujori

 

Lëvizni me vendosmëri drejt projekteve më ambicioze. Ka ardhur ora që të përmirësoni situatën tuaj ekonomike, por edhe atë në ambientin e punës.

 

Peshqit

 

Sot fati mund të jetë në anën tuaj. Mundësi parash për ata që kanë lindur ditën e shtunë. Sot mos u interesoni për “punët” e të tjerëve, duhet të kuptoni privatësinë e të tjerëve.

 

Shperndaje