HOROSKOPI

Horoskopi Dt 11 Maj 2020

By admin

May 10, 2020

Dashi 21 Mars – 19 Prill Sot ke një energji të mirë, por jo gjithçka shkon siç ke dëshirë pasi ka pak nervozizëm. Mundohu të mos shkatërrosh më tej raportet që kanë pasur vështirësi, me zënka të panevojshme. Në punë ka diçka që duhet parë.

Demi 20 Prill – 20 Maj Ka pak lodhje këto ditë. Përsa i përket dashurisë Hëna është në favorin tënd. Kujdes me paratë, buxheti mund të moj jetë në momentin e tij më të mirë. Është koha që të eliminosh gjithçka që është pa vlerë apo që të krijon probleme.

Binjakët 21 Maj – 20 Qershor Venusi do të jetë pranë jush deri në gusht dhe në këtë moment mund të fitohet një dashuri nga e kaluara. Dikush mund të të mërzisë duke mos mbajtur fjalën e dhënë. Në punë është një moment i mirë për të menduar për projektet.

Gaforrja 21 Qershor – 22 Korrik Në dashuri mund të ketë probleme, sidomos me Dashin dhe Peshoren, edhe për shkak të Hënës kundër. Në punë mund të ketë probleme, por mundohu të mos debatosh.

Luani 23 Korrik – 22 Gusht Nëse dikush nuk mendon si ti në gjithçka, nuk do të thotë se nuk të do! Në këtë periudhë je i zhytur në çështje pune, disa gjëra duhen sistemuar. Ka pak lodhje.

Virgjëresha 23 Gusht – 22 Shtator Hëna e favorshme të ndihmon të zgjidhësh keqkuptimet në dashuri. Është një ditë e mirë për të zgjidhur problemet e mbetura pezull nga e shkuara. Sot përqëndrimi është i ndërlikuar dhe je pak nervoz.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor Ditë pak pa ngjyra, ke nevojë të rifitosh energji. Nëse ka pak që ke mbyllur një marrëdhënie, tani mund të kthehesh të duash. Kohët e fundit të është dashur të shpenzosh shumë, tani duhet të mundohesh të mirëorganizohesh.

Akrepi 23 Tetor – 21 Nëntor Në dashuri gjërat po shkojnë më mirë dhe ndihesh veçanërisht i sigurtë në vetvete, por kujdes mos të dukesh arrogant. Në punë mos u duk shumë, më mirë të shmangësh vendimet e pamatura.

Shigjetari 22 Nëntor – 21 Dhjetor Me Mërkurin kundër në lidhje duhet të tregosh shumë kujdes. Sot ndihesh pak i shqetësuar dhe humori nuk është në maksimum. Në punë ka lodhje, por ndonjë e re pozitive nuk përjashtohet.

Bricjapi 22 Dhjetor – 19 Janar Në dashuri mund të ketë ndonjë të re të bukur pozitive. Energji në punë, pas një periudhe të ulët mund të paraqiten mundësi të reja.

Ujori 20 Janar – 18 Shkurt Venusi dhe Mërkuri janë nga ana jote, ke një energji pozitive. Mirë edhe dashuria, veçanërisht për dikë që ka një lidhje. Puna shkon më mirë, por ke akoma me vete probleme nga muajt e kaluar.

Peshqit 19 Shkurt – 20 Mars Mundohu të mos shkatërrosh qëndrueshmërinë në çifti me debate që mund të shmangen. Kjo është një ditë pa shumë energji, je i lodhur dhe nervoz. Në punë mund të shfaqen probleme të ndryshme që do të të duhet t’i zgjidhësh.