HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e premte 18 gusht 2017

By vizional

August 18, 2017

Dashi

 

Mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Mos vazhdoni më tepër me kokëfortësinë tuaj sepse do keni probleme akoma më serioze. Beqarët do jenë të bindur për atë që duan të bëjnë dhe se kë duan të joshin. Në planin financiar do jeni kampionë të shpenzimeve dhe kjo mund të sjellë probleme.

 

Demi

 

Mjedisi yjor do ketë ndikim shumë të madh në jetën tuaj sentimentale. Kujdes me çdo gjë qe do thoni apo me çdo veprim që do bëni nëse nuk doni të keni probleme. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë më të këndshme dhe të mbushur me propozime. Financat do jenë të mira për ata që kanë pasur kujdes me shpenzimet, ndërsa për ata që e kanë tepruar do ketë vështirësi.

 

Binjakët

 

Në planin sentimental, Mërkuri do ketë ndikim shumë të madh. Do jeni më të sigurtë për dashurinë që ndjeni ndaj partnerit/es dhe do ia shprehni atij më tepër ndjenjat. Beqarët do njihen me persona që nuk kanë të njëjtin tip, por që ka diçka që do i tërheqë jashtë mase. Financat nuk do kenë asnjë problem.

 

Gaforrja

 

Pozicionimi i mirë i Venusit do e ngrohë mjaft klimën në jetën tuaj neë çift sot. Çdo gjë do e bëni në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani aspak mëri. Për beqarët çdo gjë do ndryshojë rrënjësisht. Përgatituni për të papritura të këndshme. Financat do jenë të mira për aq kohë sa ju t’i menaxhoni me maturi të ardhurat që keni.

 

Luani

 

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë, por në fakt do iu jepet një mundësi e mirë për t’u njohur me dikë. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur dhe të kujdesshëm.

 

Virgjëresha

 

Çiftet duhet ta lënë veten të lirë dhe të hidhen me sy mbyllur në detin e pasionit dhe emocioneve. Çdo gjë do shkojë për mrekulli sot. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mund të keni edhe dashuri me shikim të parë gjatë kësaj dite. Lërjani çdo gjë kohës dhe momentit. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe aspak problematike.

 

Peshorja

 

Asnjë problem nuk pritet gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që përfitoni për të folur mbi diçka që nuk keni mundur deri tani. Ai/ajo që keni në krah do iu dëgjojë me shumë kujdes. Beqarët do marrin një propozim të mrekullueshëm dhe mjaft të veçantë. Në planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi, mos e teproni.

 

Akrepi

 

Perspektivat janë të mira për jetën sentimentale të çifteve. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe do bëni gjithçka në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Beqarët do bëjnë mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm. Nuk ka ardhur ende koha për të filluar lidhje. Fati do jetë me ju në planin financiar. Shfrytëzojeni ditën.

 

Shigjetari

 

Do jeni të paarsyeshëm dhe të pakontrollueshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Kjo do krijojë disa mos marrëveshje me partnerin/en të cilat do iu mërzisin tej mase. Jeta sentimentale për pjesën më të madhe të beqarëve do shkojë më së miri. Në planin financiar kujdes, situata  nuk është dhe aq e qëndrueshme.

 

Bricjapi

 

Do mërziteni mjaft me diçka që do iu thotë partneri/ja sot dhe nuk do dëshironi fare të qëndroni pranë tij. Mundohuni ta kaloni kohën me miqtë dhe jo të mbylleni në vetvete. Beqarët do fillojnë aventura të këndshme dhe mjaft emocionues, por për dashurinë e madhe duhet të presin ende. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak.

 

Ujori

 

Nëse nuk doni që jeta juaj në çift të marrë një kthesë të gabuar, duhet të mundoheni të largoni rutinën sa më parë dhe t’i shprehni më shumë ato që ndjeni. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas të ardhurave të personave që do takojnë. Financat do jenë problematike kështu që shmangni çdo shpenzim të tepruar.

 

Peshqit

 

Ditë e tensionuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni ndërmjet ambicies profesionale dhe dëshirës për t’i kushtuar kohë familjes suaj. Mos e lini pas dore partnerin/en sepse situata mund të ndërlikohet shumë. Beqaret duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Financat duan një riorganizim tërësor.