HOROSKOPI

Horoskopi 4 Maj 2020

By admin

May 03, 2020

Dashi 21 Mars – 19 Prill Një ditë disi e lodhshme për ju kjo e hënë. Dashuria, me hënën kundër, nuk po shkojnë si duhet. Tregoni kujdes me fjalët që mund të shkaktojnë debate të panevojshme. Sa i përket punës nuk jeni në ditët më të mira. Problemet e reja i bashkëngjiten atyre që ende nuk janë zgjidhur.

Demi 20 Prill – 20 Maj Energjia nuk mungon por Marsi po ndikon në krijimin e problemeve, duke komplikuar marrëdhënien me të tjerët. Këto duhet duhet të merreni me zgjidhjen e problemeve që ju rrethojnë. Kohë e vështirë për ekonominë tuaj dhe administrimin e parave.

Binjakët 21 Maj – 20 Qershor Këto ditë nuk duhet të debatosh por të përpiqesh që të zgjidhësh problemet. Çiftet që po përjetojnë më shumë probleme janë lidhjet e krijuara së fundmi por që fatmirësisht kanë Venusin përkrah. Puna ecën mirë, gjëra pozitive duken në sfond.

Gaforrja 21 Qershor – 22 Korrik Hëna jo harmonike po i komplikon pak raportet. Ke dëshirë të dalësh dhe të takosh njerëz, por kjo dëshirë e jotja nuk po realizohet. Në punë do të dalin shanse të reja.

Luani 23 Korrik – 22 Gusht Ditë e keqe për ju, debatet janë të pashmangshme, veçanërisht në ambjentin familjar. Në dashuri duhet kujdes me qëllim që ta përmirësosh raportin. Në punë nuk është e nevojshme të kërkosh shumë për momentin. Me buxhetin duhet kujdes.

Virgjëresha 23 Gusht – 22 Shtator Ka pak rrëmujë, pasi nuk është gjithçka si do ta doje. Raportet me të tjerët janë të ndërlikuara ku debatet do të krijoheshin lehtë. Në punë nuk je i kënaqur.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor Nëse nga ana fizike je pak dobët, pjesa tjetër është pozitive. Në dashuri mund të jesh i lirë, i kënaqur, edhe falë Hënës së favorshme. Në punë propozimet e tua do të vlerësohen. Nëse keni debatuar, paqja po vjen për ju.

Akrepi 23 Tetor – 21 Nëntor Ky nuk është një moment ideal, problemet janë të shumta, por mund të shfrytëzosh situatën për të sqaruar disa aspekte në jetën tënde sentimentale. Në punë mund të arrish më shumë, por duhet të kesh parasysh vonesat e kësaj periudhe.

Shigjetari 22 Nëntor – 21 Dhjetor Mundohu të mos bësh shumë gjëra bashkë por një nga një. Në dashuri situata është e ndërlikuar, duhet të tregohesh i kujdesshëm që gjërat të mos përkeqësohen. Miqësia ecën mirë. Në punë duhet të provosh të jesh më pozitiv.

Bricjapi 22 Dhjetor – 19 Janar Sot nuk je në ditë të mirë. Duhet të bësh kujdes dhe të shmangësh debatet edhe pse kjo mund të jetë e vështirë në pjesën e dytë të ditës. Kujdes me buxhetin, këto ditë mund të dalin shumë shpenzime.

Ujori 20 Janar – 18 Shkurt Venusi dhe Hëna në favorin tënd, e bëjnë më të lehtë dashurinë. Shmang diskutimet me ata që nuk të kuptojnë. Në punë do të ketë ndryshime dhe ndoshta edhe rimendime.

Peshqit 19 Shkurt – 20 Mars Ditë e mbushur, pak e ndërlikuar. Janë të shumta gjërat që duhen menduar. Në dashuri, nëse ka probleme është momenti të zgjidhen. Edhe një ish mund të jetë në qendër të mendimeve të tua. Puna, për momentin nuk është në kohën më të mirë.

Credit/horoskopishqip.com