Horoskopi, 4 dhjetor 2017

Horoskopi, 4 dhjetor 2017

165
0

Dashi 21/3 – 20/4

 

Mos kërkoni të dominoni mbi partnerin/en dhe të jeni ju që e udhëhiqni atë sepse do keni probleme serioze. Në një lidhje të dy kanë të drejta të barabarta dhe duhet gjithmonë të bashkëpunojnë.

 

 

Demi 21/4 – 21/5

 

Mos u mbyllni në vetvete dhe mos vuani në qetësi gjatë kësaj dite, por flisni me partnerin/en dhe tregojini brengat që keni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini t’i zgjidhni ato.

 

Binjakët 22/5 – 21/6

 

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Secili prej jush do kërkojë pedalet e tija dhe nuk do arrini dot të gjeni zgjidhjen më të mirë. Në planin financiar merrni masa strikte.

 

Gaforrja 22/6 – 22/7

 

Duhet me patjetër të bëni ndryshime gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift dhe ta largoni njëherë e mirë rutinën. Në planin financiar duhet të hiqni disa para mënjanë për të ardhmen.

 

Luani 23/7 – 21/8

 

Edhe pse marrëdhënia me partnerin/ en nuk është aq e ngrohtë sa ju do dëshironit, sot do jeni optimistë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do bëjnë çfarë të mundin për të pasur takimet e ëndërruara.

 

Virgjëresha 22/8 – 23/9

 

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të një- pasnjëshme dhe do doni që dita të mos ketë fund. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme.

 

Peshorja 24/9 – 23/10

 

Ditë goxha e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni debate me partnerin/en dhe do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Një tjetër etapë do filloje për ta. Financat do kenë përmirësime të vogla.

 

Akrepi 24/10 – 22/11

 

Bekimi i yjeve do jetë mbi të gjithë ju gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë mirë dhe madje do merren edhe vendime mbi të ardhmen. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.

 

Shigjetari 23/11 – 22/12

 

Ditë shumë e favorshme dhe e bukur kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e qëndrueshme dhe nuk do mungojnë as çastet romantike.

 

Bricjapi 23/12 – 20/1

 

Edhe nëse keni disa mosmarrëveshje në çift nuk duhet ta dramatizoni situatën sot. Në jetë ka ulje dhe ngritje dhe lum ata që dinë si ta menaxhojnë mirë çdo situatë.

 

Ujori 21/1 – 19/2

 

Sektori i ndjenjave do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur gjatë kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mirë pranë partnerin/es tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.

 

Peshqit 20/2 – 20/3

 

Nëse jeni në një lidhje do përballeni me disa probleme gjatë kësaj dite. Do dëshironi që gjithçka të bëhet si thoni ju, por duke qenë se partneri/ja nuk do e pranojë ketë do debatoni ashpër.

loading...
Shperndaje