Horoskopi, 30 qershor 2017

Horoskopi, 30 qershor 2017

526
0

Dashi 21/3 – 20/4

Ditë harmonike kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Beqarët ka shumë mundësi të kenë dashuri me shikim të parë. Planetët nuk do ndikojnë tek financat.

Demi 21/4 – 21/5

Ditë pozitive dhe emocionuese kjo për gjithë të dashuruarit. Beqarët ka gjasa të shoqërohen e të pëlqejnë shumë disa persona të shenjës së peshqve apo të gaforres. Jupiteri do iu qëndrojë gjithë kohës pranë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Në jetën tuaj në çift do merrni atë që dëshironi sot. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe nuk do bëjnë sakrifica të mëdha për të gjetur dikë. Ulni shpenzimet që të shmangni problemet e mëdha.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë sot. Beqarët do jenë shumë të sigurt tek vetja e tyre dhe do bëjnë të pamundurën që të kenë dikë pranë. Financat do jenë delikate.

Luani 23/7 – 21/8

Ka rrezik të keni zënka të shumta me partnerin/en tuaj sot. Nëse keni fëmijë mundohuni ta lini jashtë debateve tuaja. Me financat tuaja nuk do merret asnjë planet, prandaj çdo gjë do e keni vetë në dorë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ditë përgjithësisht e mirë për të dashuruarit. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin do jetë shumë i mirë dhe keqkuptimet nuk do bëjnë pjesë në jetën tuaj. Financat do jenë të favorizuara.

Peshorja 24/9 – 23/10

Duhet ta merrni në dorë jetën tuaj sentimentale sot dhe të bëni çmos ta largoni rutinën. Beqarët nuk duhet t’i besojnë shumë aparencës, sepse do zhgënjehen shpejt. Në planin financiar do jeni të organizuar.

Akrepi 24/10 – 22/11

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Beqarët duhet ta dëgjojnë me kujdes dikë që do i propozojë. Financat do jenë në qendër të vëmendjes.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Më në fund edhe jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Beqarët do jenë sensualë dhe do kenë mundësi të mira për ta gjetur personin e duhur. Shpenzimet do iu rrënojnë.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Në planin financiar nuk do keni probleme.

Ujori 21/1 – 19/2

Ditë e mbushur me sensualitet dhe dashuri kjo e sotmja për ata që janë në çift. Beqarët do fillojnë aventura afatshkurtra. Nëse keni vështirësi financiare duhet të gjeni sa më pare një zgjidhje.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do i merrni më seriozisht problemet që iu kanë dalë në çift kohët e fundit. Beqarët do tregohen akoma më të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen.

Shperndaje