HOROSKOPI

Horoskopi, 29 mars 2020

By vizional

March 29, 2020

Dashi

Ndajini problemet familjare me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Shpenzoni më shumë kohë pranë njëri-tjetrit për t’iu rikthyer dashurisë së mëparshme. Edhe fëmijët tuaj do të përfitonin nga një situatë e tillë duke mos hezituar t’ju shprehin lumturinë.

Demi

Gatishmëria juaj për të ndihmuar këdo do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, ndaj përpiquni të jeni më selektiv dhe të mendoni më shumë për veten. Pavarësisht se kërkesat në punë do të jenë të shumta, do të arrini të përfundoni gjithçka.

Binjakët

Disa biznesmenë të kësaj shenje do të mund të shënojnë të ardhura të mira gjatë këtij muaji. Partneri/partnerja juaj do të përpiqet maksimalisht për t’ju lumturuar. Përpiquni të kontrolloni emocionet gjatë takimeve për çështje biznesi.

Gaforrja

Përpiquni të jeni më të qetë në vendin tuaj të punës, në mënyrë që të shmangni disa debate tërësisht të panevojshme. Mund ta kaloni këtë duke u treguar mendjehapur. Tregohuni gjithashtu të duruar me fëmijët në shtëpi.

Luani

Do të ndiheni mirë gjatë ditës së sotme dhe këtë do të keni dëshirë ta ndani edhe me të tjerët. Në lidhje me partnerin/partneren tuaj, mbajeni dashurinë e freskët dhe si diçka të çmuar, ndërsa ai/ajo do të jetë i mbushur plot energji.

Virgjëresha

Mbështetja nga disa persona të afërt me ju do t’ju ngrejë moralin. Gjatë kësaj kohe duhet të kuptoni se zemërimi dhe inati, thjesht sa do t’ju prishin qetësinë. Nëse bëni preh e kësaj, do të pësoni vetëm humbje.

Peshorja

Ekziston mundësia që falë veprimit me shpejtësi, të zgjidhni një problem të madh. Nëse keni ndërmend të investoni, bëni kujdes dhe merrni këshilla nga personat e duhur. Do të vlerësoni çdo ditë e më shumë partnerin/partneren tuaj.

Akrepi

Përfshihuni nëpër aktivitete që do t’ju bëjnë të ruani qetësinë. Familja dhe miqtë mund të shtojnë kërkesat ndaj jush. Romanca do të mbizotërojë zemrën tuaj.

Shigjetari

Disa prej jush që kanë punuar me orare të zgjatuara dhe kanë shpenzuar shumë energji, e vetmja gjë që do të doni do të jetë një ditë larg stresit. Ka gjasa t’i jepni fund një problemi financiar. Kushtojini më shumë rëndësi çështjes së taksave.

Bricjapi

Do të keni kohë mjaftueshëm për t’ia kushtuar vetes, veçanërisht paraqitjes suaj të jashtme. Bëni kujdes me shpenzimin e tepërt të parave. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.

Ujori

Disa prej jush mund të jenë të detyruar të marrin vendime të rëndësishme, çfarë mund t’ju bëjë nervozë. Do të kaloni një ditë të bukur romantike, por mund të shqetësoheni nga një problem shëndetësor.

Peshqit

Ekziston mundësia të hasni probleme me stomakun. Kërkoni menëjehrë ndihmë mjekësore. Mund t’ju telefonojë dikush, që e prisnit prej ditësh. Shmangni shqetësimet e tepërta për probleme, të cilat nuk janë shkaktuar prej jush.