Horoskopi 25 Shkurt 2021

Horoskopi 25 Shkurt 2021

379
0

Dashi

Sot në përgjithësi do të jeni nën shenjën e yjeve të mirë, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht pozitive, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë.

Demi

Një kuadër yjor konfuz nuk sjell tjetër veçse konfuzion e apati, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja

Aktiviteti juaj, pas një momenti “stop” duket se do të gjallërohet pasi sot edhe Mërkuri është në një pozicion që stimulon këtë sektor. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me indiferencë.

Luani

Kuadri yjor sa vjen e bëhet më pozitiv, por ju e keni të vështirë të përfitoni. Eshtë mirë që të vazhdoni një tratativë të nisur, pas nëse arrihet marrëveshja, do të dilni ju të fituar.

Virgjëresha

Sot pritet të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja

Edhe për ju, “hija” e rëndë e Marsit, megjithë “prapësitë” që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton dëshirën për të qenë protagonistë. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi

Tani që që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është diçka shumë pozitive, pasi nuk do të keni më trysninë e tij që ju bën të ndjeheni nën presion, të nxitoni e për pasojë edhe të gaboni.

Shigjetari

Qielli juaj është gjithashtu i ngarukar me një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi

Shperndaje