Horoskopi, 20 shkurt 2021

Horoskopi, 20 shkurt 2021

338
0

DASHI

Për ju do të jetë shumë e lehtë të konfrontoheni me ndjenjat tuaja, falë dhe pranisë se Hënës dhe Venusit në shënjën mike të Ujorit. Nga një miqësi mund të lindin dhe rrënjët e para të një dashurie të fortë.

DEMI

Do të ndiheni si të bllokuar në nivel emotiv sot. Kjo për shkak dhe të pozicionimit aspak favorizues të Hënës dhe Venusit në shenjën e Ujorit. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare.

BINJAKËT

Hëna dhe Venusi ju shohin me shumë dashamirësi nga shenja e Ujorit. Marrdhëniet tuaja sentimentale do të jenë në plan të parë. Nuk do të mungojnë takimet interesante.

GAFORRJA

Urani ndodhet sërish në pozicion aspak favorizues në shenjën e Demit. Sa më shumë t’i rezistoni ndryshimeve aq më e vështirë do të jetë për t’i pranuar. Duhet të jeni më fleksibël.

LUANI

Hëna,Venusi dhe Neptuni nuk janë pozicionuar në favorin tuaj. Do të keni luhatje të humorit gjatë gjithë ditës që do të përkthehet në tension dhe humbje të kontrollit. Bëni mirë të qëndroni vetëm.

VIRGJËRESHA

Po i tregoni të gjithëve karakterin tuaj të vërtetë e shumë shpejt ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. Falë ndikimeve pozitive të Plutonit në shenjën e Bricjapit,dhe Jupiterit në shenjën e Demit, do të ndiheni mjaft energjik.

PESHORJA

Falë Venusit, Neptunit, në shenjën mike të Ujorit, do të ndiheni mjaft pozitiv dhe do të ëndërroni për të ardhmen tuaj. Me gjithë diplomacinë që ju karakterizon bëni mirë që të guxoni pak më shumë.

AKREPI

Sot sedra juaj do të arrijë nivelin e të qënit e sëmurë. Do t’ju mbetet qejfi për diçka të parendësishme. Kjo gjë do të ndikohet si pasojë e vendosjes së disa planeteve në pozicion jo të favorshëm.

SHIGJETARI

Vendosja e disa planeteve në shenjën mike të Ujorit, do t’ju ndihmojë të gjeni stabilitetin që kohët e fundit si pasojë e ndodhive të ndryshme ju kishte humbur. Do të ndiheni vërtetë mirë me veten tuaj.

BRICJAPI

Mos kërkoni që gjithmonë të bëhet ashtu siç kërkoni ju.Vendosja e Saturnit në shenjën e Peshores ju bën shumë kokëfortë. Duhet të pranoni dhe mendimet e të tjerëve.

UJORI

Me praninë e Hënës në shenjën tuaj, sot do t’ju duhet do të programoni çdo gjë të rendësishme në jetën tuaj. Dita është perfekte për të rimarrë ndonjë projekt të lënë në mes.

PESHQIT

Në anën profesionale nëse do të jeni më shumë egoist dhe të mos i lini të tjerët t’ju shfrytëzojnë, mund të ndodhin ndryshime të rendësishme. Bëhuni pak më këmbëngules për atë që doni vërtetë.

Shperndaje