HOROSKOPI

Horoskopi, 1 gusht 2020

By vizional

August 01, 2020

Dashi

Pa e kuptuar se si ose kur ndodhi, ju mund ta gjeni veten mes një konflikti sot. Por gjithçka që duhet të bëni është të përdorni aftësitë tuaja të ndërmjetësimit dhe do a kaloni edhe ketë situate pa ndonjë̈ vështirësi. Buzëqeshja juaj mund të sjellë paqe.

Dem

Punët e përditshme dhe bisedat e zakonshme mund të marrin një kuptim tjetër sot. Ka gjasa të hyni në një fazë të vështirë. Sfida sot është të qëndroni neutral ndaj ngjarjeve. Nuk është dita e duhur për të marrë vendime dhe as për t’i bërë njerëzit të drejtojnë vëmendjen ndaj jush.

Binjakët

Dikush nga e kaluara mund të kthehet në jetën tuaj sot, çfarë te lëkund ekuilibrat e vendosura deri me tani. Por shqetësimi juaj do të jetë i kotë. Ata thjesht mund të ofrojnë̈ disa mundësi të reja, duke përfshirë edhe një romancë më të nxehtë.

Gaforrja

Është̈ koha të përqendroheni tek vetja. Fokusohuni në jetën tuaj dhe mos mendoni kaq shumë për të tjerët. Sa i përket aspektit financiar parashikohet një ditë e mirë.

Luani

Do të mendoni rreth mënyrës së duhur për të pasur sukses në punë dhe në jetën tuaj personale. Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur kësaj çështje, mos bëni hapa pas. Duhet të përkushtoheni maksimalisht për të arritur qëllimet tuaja në jetë.

Virgjëresha

Beni kujdes nga një konflikt i mundshëm ditën e sotme. Kërkesat e dikujt mund t’ju bëjnë të humbni durimin. Mos u nervozoni kur njerëzit ju propozojnë gjëra që mund të mos funksionojnë. Dëgjojini ata, por mos ndermerrni asnjë veprim pa qartësuar idete tuaja më parë.

Peshorja

Nëse keni nisur një punë të re, mos u shqetësoni nëse në fillim nuk ju shkojnë gjërat ashtu siç dëshironi. Jepini vetes kohën që ju nevojitet për t’iu pershtatur rutinës tuaj të re, mjedisit te ri dhe njerëzve rreth jush. Sa i përket marrëdhënies në çift, mund të mësoni diçka të re për partnerin/paartneren tuaj që do ju fusë në mendime.

Akrepi

Sot do te jeni përpara zgjedhje mes asaj qe duhet te bëni dhe asaj qe doni te bëni. Vendosni për me te vlefshmen për ju. Nëse dikush po përpiqet të ketë vëmendjen tuaj sot, nuk është koha për një marrëdhënie të re.

Shigjetari

Nuk përjashtohet mundësia që gjërat të mos ju shkojnë sipas planit. Kjo periudhë do të jetë kalimtare sepse shume shpejt suksesi do të jetë në anën tuaj. Ditë jo shumë e konsoliduar sa i përket financave.

Bricjapi

Mund të ndiheni konfuz, pasi do të mendoni rreth disa ideve të reja. Do të kontaktoni me persona, të cilët do të tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me ju. Do të ishte mirë që përveç avantazheve të një projekti, të mendoni edhe rreth rreziqeve të mundshme.

Ujori

Përpara se t’i futeni rutinës së përditshme, përpiquni të kuptoni se çfarë po ndodh përreth. Bëni mirë të jeni i pranishëm kur bëhen diskutime, dëgjoni me vëmendje ato çfarë thuhen. Ndiqni instinktet, pasi po ndodhin gjëra të rëndësishme për ju.

Peshqit

Do të përpiqeni të eliminoni problemet në jetën tuaj personale. Nëse keni një partner, siguroji atij/asaj që jeni i/e qëndrueshëm në mënyrë që të shmangni xhelozitë. Nëse jeni beqar, bëni mirë të mendoni për të ardhmen