Lajme

“Holanda na ndau nga Maqedonia e Veriut”- Tabaku: Kjo është fatale për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

By vizional

June 13, 2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron fatal vendimin e Parlamentit të Holandës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Ajo rendit disa faktorë që çuan tek ky vendim, duke akuzuar qeverinë për këtë.

Veç këto tre argumente-thotë ajo- mundet të shpjegojnë pa asnjë farë mundimi çmendurinë e alibisë së kryeministrit se “është opozita fajtore për mos hapjen e negociatave”.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Në një seancë më së paku qesharake, kryeministri Rama gjeti kohën dhe shansin për të hedhur baltë mbi opozitën në lidhje me proçesin e integrimit. Akuzat e tij se është opozita fajtore që vendet anëtare të BE-së po refuzojnë dhe po veçojnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave, janë thjesht propaganda e radhës.

Sikundër është qeveria përgjegjëse që krimi i organizuar është kthyer në sponsorizin kryesor të kryeministrit Rama dhe sejmenëve rreth tij. Jo më larg se katër muaj më parë ministrat e Holandës kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë paraqitur përpara autoriteteve shtetërore shqiptare gjëndjen e rënduar që shërbimet e tyre sekrete raportojnë për krimin e organizuar dhe bekimin e mbështëtjen e qeverisë shqiptare.

Veç këto tre argumente mundet të shpjegojnë pa asnjë farë mundimi çmendurinë e alibisë së kryeministrit se “është opozita fajtore për mos hapjen e negociatave”. Kjo tentativë për t’i ikur përgjegjësisë mbase reflekton pazotësinë e një njeriu të kapur në flagrancë duke bashkëjetuar dhe bashkëndarë pushtetin me grupet kriminale. Por kjo nuk është aspak problem i opozitës. Kush ka jetuar dhe bashkëpunuar me krimin e organizuar duhet të mbajë përgjegjësi përpara votuesve të tij, shqiptarëve dhe mbi të gjitha të ardhmes sonë evropiane.

Po, në ka diçka ku opozita është e lidhur me faktin që nuk ka hequr dot Edi Ramën. Por përgjegjësia jonë dhe ndjesa ime personale i drejtohet çdo shqiptari për barrën e rëndë që po vuajnë për këtë dështim! Por aleanca me krimin, korrupsioni galopant, uzurpimi i drejtësisë i kanë zgjatur jetën këtij regjimi. Por tashmë ka nisur fundi pa kthim i qeverisjes më te keqe, më të korruptuar që kanë njohur Shqiptarët gjatë tranzicionit të mundimshëm post-totalitar!

Askush nuk mund të kërcënojë, shantazhojë apo ndërtojë alibi për opozitën për t’i ikur gjykimit të shqiptarëve. Askush nuk mund të justifikojë krimet e tij elektorale duke u fshehur pas gishtit të akuzës. Prandaj sado që të thërrasë nga salla e kuvendit duke akuzuar opozitën, e cila e ka lënë në mëshirë të çmendurisë së tij, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi elektorale dhe jo vetëm për krimet e tij.

E gjeti vendin me viza të liberalizuara. I gjeti shqiptarët të lirë për të udhëtuar në Evropë pa viza. Sot i ka rikthyer në njerëz të përjashtuar nga Evropa pasi do të bashkëjetojë përjetësisht me krimin e organizuar. Ne dhe shqiptarët e kemi zgjedhur rrugën e Evropës së Bashkuar ndërsa ai dhe eskorta e tij politiko-kriminale kanë zgjedhur rrugën e krimit të organizuar dhe burgut për shqiptarët. Për këtë të fundit do të jenë shqiptarët që do ta gjykojnë shumë shpejt me zgjedhje të lira dhe të ndershme