Bota

“Hitleri” shfaqet mes Gjermanisë, por i shpëton dënimit

By vizional

January 15, 2020

 

Sozia e Adolf Hitlerit shfaqet si një fantazëm në mes të qytetit gjerman dhe shokon mbarë opinionin publik.

 

Një gjerman që duket se ka vendosur të personifikojë liderin e nazistëve është shfaqur në një triçikël në qytetin gjerman Augustusburg, gjatë eventit të çiklistëve nga mbarë vendi.

 

Por pavarësisht zhurmës që ka krijuar në publik, duket se personi që ka imituar Hitlerin do t’i shpëtojë telasheve me drejtësinë, raporton newsbomb.al.

 

Kjo për arsye se personi në fjalë nuk ka shfaqur publikisht asnjë simbol nazist, çka është e dënueshme në Gjermani. Për sa i përket ngjashmërisë….mund të jetë koicidencë.