HISTORITË E MREKULLIVE TË KISHËS SË LAÇIT – SHENJTI SHNA NDUE

HISTORITË E MREKULLIVE TË KISHËS SË LAÇIT – SHENJTI SHNA NDUE

2227
0

Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit janë me të vërtet të pabesueshme dhe kanë tisin e hyjnores. Por ata kanë ndodhur.

Image result for kisha e lacit

Ndaj dhe ai vend është kthyer në një vend ku shqiptarët betohen si për atdhe dhe flamur. Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit. Sepse ai vend është aq i shenjtë sa përbën kultin e Zotit për Shqipërinë. Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm takohen me hyjnitë, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje.

Image result for kisha e lacit

Besimtarët shkojnë për 12 të marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit që është dhe vdekja e Shën Ndout, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi. Dhe ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri. Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti.

Image result for kisha e lacit

Po cilat janë mrekullitë shqiptare?

 

Në vitin 1981, një grup ushtarësh kishin marrë urdhër për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit në kishën e Shna Ndout. Me konsiderimin e fesë si opium për popullin, në vitin 1967, shteti komunist e shembi kishën e Laçit.

 

Image result for kisha e lacit

 

Por dhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët vazhdonin të shkonin. Ata përshkruanin rrugën në këmbë dhe me qirinj në dorë faleshin në rrënojat e kishës.

Ushtarët morën urdhër të rrëzonin gjithçka. Pasi shembën gjithçka në mënyrë krejt të pashpjegueshme, 32 ushtarët mbetën të para lizuar nga mesi e poshtë. Shumë prej ushtarëve u dërguan nga pushteti popullor në Austri për gjashtë muaj e të tjerët në spit alin ushtarak. Të gjithë mbetën me pasoja dhe u ngritën në këmbë vetëm pas një kurimi të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjeguar dhe u vesh me mister. Historia u përhap shpejt dhe mori dhenë. Ishte diçka mistike.

Image result for kisha e lacit

Po shumë raste mrekullish i atribuohen këtij vendi të shenjtë. Ndaj dhe në kishën e Laçit vijnë njerëz pa dallim feje, shkruan shqiperialajm24.com.

Një person i sëmurë me simptoma të dridhurash dhe gjendjeje të fikti u vendos pranë altarit dhe në kohën kur meshtari po kryente meshën ai ra në gjendje gjumi. Në momentin që meshtari bëri kryqin dhe bekimin me ujë të bekuar ai u zgjua i shëndoshë dhe pa asnjë shqetësim të mëparshëm.

Image result for kisha e lacit

Një çift italianësh që kishin vizituar shumë vende të shenjta qëndruan për tre të marta në kishën e Shëna Ndout. Megjithëse kishte kryer mjekimet më të shtrenjta dhe të gjitha ndërhyrjet e mjekësisë, fëmija i tyre që kishte problem u përmirësua falë mrekullive të Kishës së Laçit. Fëmija i tyre filloi të flasë.

Image result for kisha e lacit

Një grua tjetër shqiptare që nuk fliste deri në moshën 13 vjeçare, pas vizitës në Kishën e Laçit filloi të fliste. Nga ajo kohë ai vend i shenjtë u bë vendi i saj i preferuar dhe vendi ku gjente prehjen shpirtërore dhe përkushtimin e saj si besimtare.