PULLA E KUQE

HISTORIA/ “Takova prindërit e të dashurit por…me ta kisha bërë seks ”

By admin

August 22, 2016

Një vajzë ndodhet përballë një ‘belaje’ të vërtetë… Ajo shkoi të njihej me prindërit e të dashurit por aty kuptoi se ata ishin çifti me të cilin ajo kishte bërë seks kohë më parë. Ja çfarë i shkruan vajza psikologes së ‘The Sun’.

Letra e vajzës “E dashur psikologe… Kur takova prindërit e të dashurit tim kuptova se ata ishin çifti me të cilin para disa kohësh unë kisha bërë seks. Çfarë i thashë të dashurit tim?! Nuk jam e sigurt nëse ai e ka idenë se çfarë bëjnë prindërit e tij në privatësi ndaj dhe nuk i kam treguar asgjë deri më tani. Unë jam 26 vjeçe ndërsa i dashuri im është 27. Para se ta takoja atë unë kam qenë në një lidhje tjetër me një 47-vjeçar dhe një natë pasi kishim dalë në një klub nate takuam miqtë e tij që ishin çift. Ata njiheshin dhe kështu pas disa gotash vendosëm që të bënim seks të dyja çiftet bashkë. Kështu bëmë dhe për ne ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe vazhduam të takoheshim edhe për disa javë të tjera me ta. Deri sa në një festë unë njoha të dashurin tim aktual dhe rashë në dashuri me të që në fillim. U ndava me të dashurin që kisha dhe prej disa muajsh jam në lidhje me të dhe jemi shumë të lumtur. Tani vendosëm që unë të takoja prindërit dhe shkuam tek shtëpia e tij. Por ç’të shihja…unë kisha bërë seks me ta! U vumë në një siklet të madh të tre por asnjëri nuk foli asnjë fjalë, e madje as nuk pata mundësi të flas me ta në privatësi pasi i dashuri im ishte gjithë kohës me mua. Tani nuk di nga t’ia mbaj…çfarë të bëj?! Si t’ia them të dashurit tim?!”

Përgjigjja e psikologes “Nuk mendoj se duhet t’ia thuash. E kuptoj që t’i do të tregohesh e sinqertë me të por a duan prindërit e tij që ai ta mësojë eksperiencën seksuale mes jush?! Nuk mendoj se do t’i pëlqente kjo gjë, ndaj më mirë të mos i thuash asgjë. Por edhe nëse vendos të flasësh të paktën fol me prindërit e tij në fillim.