Lajme

Historia pas divorcit/ Soni Malaj publikon për herë të parë foto me partnerin biznesmen me të cilin bashkëjeton

By vizional

January 04, 2020

Këngëtarja Soni Malaj ka vite që e mban shumë hermetike për mediat jetën e saj private, sidomos pas divorcit me balerinin italian, Mirko Luccarelli.

Por këtë vit të ri, ajo e ka shkelur pak privatësinë dhe ka publikuar në Instastory-n e saj një foto krah partnerit të saj Klevi, me të cilin bashkëjeton në Tiranë dhe me vajzën nga martesa me Mirkon, Annën. I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është biznesmen i një bar-kafe në Tiranë.

Kjo histori e re me një djalë shumë simpatik dhe që i bashkon pasioni i palestrës, për Sonin ishte drita në fund të tunelit, pasi po kalonte momente të vështira pas divorcit rreth 4 vite më parë.