DOSSIER

Historia mistike e vendit të shenjtë në Vlorë “Kuzum Baba”! Nga roli i tij në teqe e deri ta vrasja e tij në pabesi…

By vizional

October 31, 2022

Në emisionin Autokton të gazetares Anila Ahmataj këtë të diel u trajtua historia mistike e “Kuzum Babait” personazhit nga i cili mori emrin pika turistike mbi njê kodër brenda qytetit të Vlorës. Ka shumë këndvështrime qyteti bregdetar i Vlorës. Një pikë është ajo e Kaninës, aty ku deti, mali, ishulli e gadishulli shihen në pëllëmbë të dorës.

Një tjetër ballkon nga ku mund të shohësh qytetin e Vlorës  është pika e Kuzum Babasë.

 

Për të shkuar aty ka dy  rrugë, një prej të cilave mund të ecësh vetëm në këmbë,por që është e pakalueshme per shkak  të amortizimit të saj. Në hyrje të rrugës këmbësore gjendet nje shtatore e shenjtit të madh Dede Ahmet Ahmataj, i cili shêrbeu dhe mbeti një ndër emrat emblemë të bektashizmit.  ” Gjithkush nga ne mund të fali pak dritë nga drita e shpirtit”

Ai ishte një dëshmi e besimit dhe pasqyrë e perëndishme . Vinte nga një familje shumë e varfër e edukuar me bukën e bektashizmit dhe ndjenjën e zotit . I lindur në një fshat me tradita dhe kulturë prej historisë në Brataj .

 

Aty hodhi hapat e para të fëmijërisë në një lagje që mban emrin “Dedetojë” Dede Ahmeti shenjti i shenjtëve , fryma e tij është dhe do të ngelet si një dhuratë e perëndisë për çdo brez.Pas Sarisalltëkut në qytetin e Krujës, e dyta qendër botërore bektashiane në Shqipëri, njihet Kuzum Babaj. Legjenda thotë se Kuzum  Babai erdhi nga viset e largëta në mesjetë për të përhapur bektashizmin në Shqipëri. Dhe nuk e besonin që ishte shenjtor.

 

Sejid Ali Sulltan, është emri i vërtetë i Kuzum Babait.U lind në Teqenë e Madhe të Ohros- Turqi. Ai u rrit u edukua me besimin bektashian. Me kohë u vesh dervish dhe më vonë u gradua baba. Mbas viteve 1400, caktohet të kryej misionin e madh të besimit bektashian në Evropë dhe më pas në Shqipëri. Kronikani Evliah Çelebiu në vitin 1670 kur vizitoi Shqipërinë shkroi për teqenë e Kuzum Babai.

 

Ky njeri i shenjtë u nis  me bekimin se do të arrinte të bënte gjithçka për popullin në Vlorë dhe në trevat e tjera shqiptare për përhapjen e besimit bektashian. Por dashakeqësit nxitën qëllimin e keq në pabesi te Qafa e Koçiut në Vlorë, i presin kokën. (ka mendime të ndryshëm për vitet 1400 – 1500, 1600). Legjenda thotë: Kuzum Babai e mori kokën e vet të prerë në duar dhe nën habinë e tmerrin e të pabesëve ecën drejt në qytet në kodër. Një grup besimtarësh të lagjes “Murabije” i ndodhen pranë dhe pasi Kuzum Babai shtrihet, atëhere ata e varrosin me ceremoni fetare. Në këtë kodër të bukur që shikon qytetin e Vlorës dhe detin u ngrit tyrbja e Kuzum Babait. Në vitet 1600 u ndërtua një teqe bektashiane, e cila pati shumë sukses dhe lulëzoi në veçanti, në shekullin e 17.

 

Misionarët e Sulltan Mahmudit II më 1826 e shkatërruan teqenë. Në vitin 1914 teqeja e Kuzum Babasë u bë pritëse për qindra  muhaxhirët duke i mbajtur me bukë dhe gjellë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore italianët e kanë përdorur si një repart të vogël ushtarak. Mbas vitit 1945 u restauruan ndërtesat dhe u ringrit tyrbja e Kuzum Babasë. Ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj në çdo periudhë dhe sot është një nga qendrat më të rëndësishme për gjyshatën bektashiane të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

 

Klerikët që kanë shërbyer: Dede Ahmeti (1945-1948), dervish Qebir  Metlliu, dervish Xhelo Sinani 1950, baba Abedin Agaj (1950-1956). U përdor repart ushtarak një pjesë e ndërtesës. U mbyll me ndalimin e fesë në vitin 1967. U rihap në vitin 1992 dhe më pas u ringrit mbi themelet e teqesë së vjetër me një arkitetkturë të bukur dy katëshe me të gjitha ambientet e nevojshme nga baba Sadik Ibro, punime me beton dhe tullë e suvatuar. Rrethuar me mure pranë ka tyrben tip kupolë sipas traditës bektashiane