HISTORIA/ Edhe pse i martuar, kur masazherja më futi duart në..

HISTORIA/ Edhe pse i martuar, kur masazherja më futi duart në..

1213
0

masazh

Një burrë ka rrëfyer historinë për ‘The Sun’, i cili thotë se është dashuruar në një masazhere.

Ai thotë se ka qenë i martuar tre herë, por asnjëra si ka shkuar mirë, pasi ai i ka tradhtuar të gjitha gratë.

Kjo është letra e tij:

Jam dashuruar në një grua që punon si masazhere në një sallon.

Unë vetëm doja seks me pagesë dhe pa lidhje, por gjeta shumë më shumë.

Tani jam i obsesionuar me këtë grua dhe nuk mund ta lë të shkojë.

Unë jam 49 vjeçar, një njeri i suksesshëm në biznes, por jo edhe në dashuri.

Kam qenë i martuar tre herë dhe i kam tradhtuar secilën prej grave të mia.  Unë numëroj shumë afera dhe kjo ka shkaktuar shumë problem.

Bëj dashuri me gruan e tretë, të martuar prej 10 vitesh. Ajo është 36 vjeç dhe nuk dua që martesa ime të mbarojë. Për këtë vendosa që të luaj sigurtë këtë herë.

Unë shkova në një sallon masazhi, kështu që unë mund të garantoja marrëdhënie seksuale pa lidhje, pa rreziqe dhe kam shpresuar, pa keqardhje.

Me dy vajzat e para, gjithçka shkoi mirë. Por, kur e njoha gruan e ardhshme, plani më ra në kokë.

Ajo është 41 vjet dhe e bukur. Seksi me të ishe i mahnitshëm, por jo i mjaftueshëm.

Ajo më intrigoi mua shumë. E ftova atë që të dilnim jashtë punës dhe dolëm e biseduam për 3 orë.

Ne u takuam edhe 3 herë pas kësaj, por koha me të ishte e pamjaftueshme.

Fillova të mendoja që të filloja një marrëdhënie të duhur. Ajo ka tre fëmijë adoleshentë dhe nuk ka burrë.

Për këtë ajo punon ku të mundet. ajo ka qenë e keqtrajtuar nga meshkujt dhe për këtë e ka humbur vetëvlerësimin.

Problemi është se ajo thotë se është shumë e kujdesshme ndaj burrave. Po më çmend.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, gruaja ime tani më kërcënon se do të largohet nga unë, pasi unë jam shumë i largët. A keni ndonjë këshillë?

Përgjigja e psikologes:

Nga t’ia filloj? Këshilla ime është se pse ti tradhton kështu?

Ti ke pasur tre gra dhe i ke tradhtuar të gjitha. Ato janë lënduar me siguri, por je lënduar edhe ti mendoj, prandaj sillesh në këtë mënyrë.

Është shumë keq, që njerëzit si ju, mashtrojnë në mënyrë konstante, për ta mbrojtur veten për të qenë të afërt me njerëzit që do.

Këta njerëz kanë qenë të lënduar në të kaluarën dhe refuzojnë idenë të lëndohen përsëri.

Mendo për fëmijërinë tënde. Ke qenë i lënduar apo abuzuar nga dikush i rëndësishëm?

Gruaja masazhere është një sfidë për ty. Dëshiron ta bindësh që të të japë dashurinë, kështu që lëndimi të shkojë tutje.

Ajo ka të drejtë që të jetë e kujdesshme. Thellë në vete ti e di se nuk do të funksionojë, kështu që do të vazhdosh me të vjetrën.