Kuriozitete

Historia e Sylvester Stallone, shumë tradhti dhe luftëra për të kaluar, deri sa gjeti në fund dashurinë e jetës!

By admin

November 23, 2019

Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin janë martuar prej 22 vjetësh. Megjithëse tani po shijojnë një martesë të lumtur, historia e tyre e dashurisë nuk ka qenë gjithnjë e përsosur. Në 1974, kur Sylvester Stallone ishte 28 vjeç, ai u martua me fotografen Sasha Czack. Së bashku patën 2 djem, Sage dhe Seargeoh. Martesa zgjati 10 vjet dhe në 1985 çifti u divorcua.

Pothuajse një vit më vonë, Stallone u martua me modelen dhe aktoren Brigitte Nielsen. Ata kishin vetëm dy muaj që ishin njohur dhe që në fillimi Brigitte mendoi se ishte shumë herët që ata të martoheshin, por Stallone iu lut asaj. Martesa e tyre zgjati vetëm 2 vjet. Në 1988, Sylvester Stallone, 42 vjeç dhe dy herë i divorcuar, u takua me Jennifer Flavin, e cila ishte 19 vjeçe, në një restorant në Beverly Hills dhe ata filluan të dalin bashkë. Të dy shkonin në shtëpitë e njëri-tjetrit, shihnin filma, hanin darka, shëtisnin me qentë, ecnin në plazh.

Sidoqoftë, marrëdhënia e tyre nuk ishte perfekte. “Kur bashkohemi, është e mrekullueshme. Por kur jemi të ndarë, nuk ka fije që na ngjit. Asnjë fije.”,- tha Stallone në 1991, shkruan dritare.net

Flavin shpesh dëgjonte thashetheme se Stallone nuk ishte besnik ndaj saj. Por ajo dëshironte të shihte më të mirën tek ai dhe ta besonte kur i thoshte se ishte i pafajshëm.

Në 1994, Stallone i dha fund marrëdhënies së tyre përmes FedEx. Ai i dërgoi asaj një letër me 6 faqe duke e hedhur poshtë atë pas më shumë se 5 vjetësh bashkë.

Jennifer u shkatërrua kur mori atë letër. “Kam qarë shumë. Thirra të gjithë miqtë e mi. E pastrova apartamentin tim rreth 5 herë. Unë kisha aq shumë foto dhe gjëra për të hequr qafe.”,- tha ajo.

Ajo ishte e zhgënjyer që Stallone u tregua aq burracak sa nuk ia tha ballë për ballë që donte të ndahej nga ajo, por i dërgoi një letër. Më vonë mësoi nga agjenti i saj që Stallone kishte pasur një lidhje me modelen Janice Dickinson, e cila lindi një vajzë në 1994 që Stallone mendoi se ishte e tija, shkruan dritare.net

Kjo ndarje nuk e rrëzoi Jennifer. Ajo tha: “Të gjithë mendojnë se unë duhet të shqetësohem. Por që pas atyre lajmeve kam vazhduar jetën time. Më lëndoi gjithçka ndodhi. Ishte e dhimbshme, por ti mëson nga gabimet e tua. “

Më vonë, një test  ADN-je vërtetoi që Stallone nuk ishte babai i vajzës së Janice Dickinson dhe marrëdhënia e tyre përfundoi. Ai më pas doli me disa modele të tjera. Madje u fejua me Angie Everhart, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati.

Në 1995, Jennifer dhe Sylvester u kthyen së bashku, mirëpritën vajzën e tyre të parë, Sophia në 1996 dhe u martuan në 1997.

Në një deklaratë, Stallone tha: “Më kanë ndodhur 2 gjëra të mëdha: lindja e vajzës sonë të bukur Sophia Rose dhe tani martesa ime me Jennifer, e cila është një nënë e shkëlqyer dhe unë e di se do të jetë një grua e mrekullueshme.”

Jennifer dhe Sylvester, të cilët aktualisht jetojnë në Los Angeles, kanë 3 vajza së bashku./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net